Të pastrehët e tërmetit, banorët demaskojnë Ramën në sy të zyrtarit të BE

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi në vizitën e parë në Shqipëri, u përball me një skenë jo fort të këndshme, sidomos për kreun e qeverisë. Teksa ky i fundit shoqëronte zyrtarin e lartë evropian, në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, në Durrës, banorët e demaskuan, për neglizhencën që ka treguar ndaj tyre për 1 muaj e gjysëm.

Përtej propagandës dhe premtimeve të transmetura në televizionin kryeminsitror, në të njëjtin ekran, të pastrehët nga tërmeti, i kërkuan kreut të qeverisë sqarim se çfarë do të bëhet me ta, në kushtet ku prej nga dita e tragjedisë, as gjë nuk ka ndryshuar, përveçse thellimit të mjerimit.

Banori: Zoti kryeministër, mund të flasim të lutem

Rama: Mirë?! Ça halli ke?

Banori: Ke një muaj e ca që ishte këtu dhe nuk e dimë se ça do bëhet. Kemi një muaj e gjysmë që presim.

Rama: Po pse ku ke parë ti që të bëhet gjithë kjo në një muaj e gjysmë?!

Banori: Po kemi parë

Rama: Po ke parë po

Ky moment, për ironi, ndodhi pikërisht, kur kryeminsitri po i trumbetonte Komisionerit për zgjerim, punën e qeverisë në procesin e rindërtimin dhe menaxhimin e situatës pas tërmetit, megjithatë, propaganda u shua nga zëri i shkujdesur i banorëve, që flasin tëpër për realitetin.

Gjuha arrogante që kryeministrit përdori edhe këtë herë, ndaj banorëve që po e kalojnë dimrin të pastrehë, pa asnjë siguri se cfarë do të bëhet me fatin e tyre, nuk e nxori dot faqebardhë, Edi Ramën përballë zyrtarit të Bashkimit Evropian.  E megjithatë, nëse do të qëndronte për më gjat, Varhelyi do të përballej me të tjera raste, qe pasqyrojnë edhe me tej, se cfarë po ndodh me këta, dhe si e ka menaxhuar qeveria situatën pas tërmetit.

Lini Nje Koment