“Rama po mban në detyrë Babanin”, Bardhi: Do zhbëjmë qeverinë e krimit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka mbajtur disa takime me strukturat në Vaun e Dejës dhe Pukë. Sipas tij, të zgjedhurit e Ramës nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve, gjë që ka çuar në largimin masiv jashtë vendit dhe pasiguri, ndaj shprehet ai, PD është e vendosur për të vazhduar përpjekjen për të siguruar votën e lirë.

Në takimet me strukturat e PD në Vaun e Dejës dhe në Pukë demokratët i gjeta të vendosur për të çuar deri në fund përpjekjen tonë të përbashkët për të siguruar që çdo qytetar të votojë i lirë dhe vota e tij të numërohet.“, shkruan Bardhi.

Ndërsa sjell në vëmendje rastin e kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, i dënuar në Itali për vjedhje makinash, Bardhi thekson  se megjithëse PD e ka faktuar dënimin e tij, ai vazhdon të mbajë detyrën me mbrojtjen e kreut të qeverisë. Gjendur përballë një situate të tillë, kur Babani nuk është rasti i vetëm i denoncuar, PD është e vendosur për t’i dhënë fund qeverisë së Edi Ramës, theksoi ndër të tjera Bardhi.

Për ne është e rëndësishme që alternativa kriminale e Edi Ramës në qeverisjen e vendit është demaskuar në sytë e qytetarëve. Bashkë me qytetarët dhe çdo demokrat nga cep më i largët i Shqipërisë, ne jemi gati ta zhbëjmë këtë të keqe dhe të ndalim bashkëqeverisjen me krimin.“, thekson Bardhi.

Bardhi denoncoi këtë të enjte kryebashkiakun e pestë me të shkuar kriminale. I zgjedhuri i Ramës, në krye të Bashkisë së Matiti, Agron Malaj, ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje. PD kërkoi nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Përgjithshme nisjen e hetimeve ndaj Malajt, ndërsa KQZ-së heqjen e mandatit, si kryetar i Bashkisë së Matit.

Lini Nje Koment