Përfundojnë hetimet për Kajmakun, 3 akuzat që rëndojnë mbi të

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet për ish-kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Ndaj tij janë ngritur akuzat e “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij.”

Ishte Partia Demokratike ajo që bëri publik rastin e Kajmakut, duke denoncuar me fakte dhe prova autentike të shkuarën e tij kriminale, i cili rezultoi i dënuar dhe dëbuar nga Greqia. I zgjedhuri i Ramës, fshehu arrestimin në shtetin fqinj disa vite më parë, duke shkelur formularin e dekriminalizimit. Pas denoncimeve të njëpasnjëshme, Prokuroria e Përgjithshme nisi verifikimet për rastin, dhe konfirmoi problemet e Kajmakut me Drejtësinë, verifikim që u pasua me heqjen e mandatit nga KQZ.

 

Lini Nje Koment