Apeli liron Ergys Kolaverin, ndryshon masa e sigurisë

Gjykata e Apelit Tiranë ka liruar nga burgu Ergys Kolaverin, i dënuar me 20 vite burg për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Gazmir Dacit në burgun e Vaqarrit, dhe tashmë ai do të gjykohet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.  Prokuroria kishte kërkuar 30 vite burg për Kolaverin, por Gjykata vendosi ta dënojë me 20 vite heqje lirie. Prej 4 vitesh, ai vuante dënimin për atentatin e dështuar me snajper, ku mbeti i plagosur Lili Dulaj.

Pas një periudhe të gjatë në paraburgim, duket se prokuroria nuk ka mundësuar provat për të fajësuar njëlloj si në shkallën e parë të akuzuarin. Afatet shumëvjeçare kanë përfunduar dhe Apeli në këtë gjendje të akteve në dosje ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë. Shumë prova të pretenduara nuk kanë mbërritur bashkë me dosjen në gjykatë, që të përdoreshin në mbrojtje të pretendimit të prokurorisë. Kjo ka sjellë dhe këtë zhvillim të procesit dhe lëninen e qelisë nga Kolaveri.

 

 

 

Lini Nje Koment