Palmer takohet me Yuri Kim: Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, lajm pozitiv

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor, Mattheë Palmer ka mbajtur një takim me ambasadoren e re amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Lajmin e ka bërë me dije Ambasada Amerikane, e cila në një reagim në facebook, thekson se temë diskutimi ka qenë marrëveshja mes palëve politike në kuadër të Reformës Zgjedhore, dhe qëndrimi i Shqipërisë mbi Iranin.

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. #SHBAQendronKrahShqiperise.”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Lini Nje Koment