Koncesioni i check-up/ Vokshi: I dha 116 mijë euro Vilma Nushit, Rama dhe përfituesit të vihen para drejtësisë

Partia Demokratike ka hedhur sërish akuza ndaj kryeministrit Rama se po vazhdon të punojë për të pasuruar Vilma Nushin duke vjedhur shqiptarët. Ish-deputetja Albana Vokshi shprehet se check-upi nuk është një sukses, ashtu siç prentendon ministrja e Ramës, por një hajdutëri, ku mijëra analiza nuk ka dyshim që janë fiktive, për të cilat PD ka prova. Sipas saj, duke rritur fiktivisht numrin e analizave, Edi Rama i jep Vilma Nushit 116 mirë euro më shumë se 2019, pavarësisht se kontratën e koncesionarit po e mbajnë të fshehtë.

Më e rëndësishmja është që duke rritur fiktivisht numrin e analizave, Edi Rama i jep Vilma Nushit, sipas kontratës korruptive të koncesionit të cilën e mbajnë të fshehtë, 116 mijë euro më shumë në 2019. Përpara shëndetit të shqiptarëve janë paratë, është pasurimi i paligjshëm i qeveritarëve, Vilma Nushit dhe veglave të tyre. Vjedhja e hajdutëve të qeverisë dhe klientëve të tyre, lë pa pagesa shtresat e varfra, personat më të pamundur, ata me aftësi ndryshe dhe invalidët.”, shprehet Vokshi.

Vokshi bën thirrje që kryeministri Rama dhe të gjithë që kanë përfituar nga këta vendime abuzive, duhen të vihen para drejtësisë.

Koncesioni korruptiv i check up, njësoj si gjithë koncesionët e tjerë në shëndetësi duhet të hetohet nga #SPAK. Edi Rama dhe kushdo që ka përfituar prej vendimeve të tij abuzive duhen hetuar dhe të çohet para drejtësisë. Paratë e vjedhura duhet t’u kthehen shqiptarëve.’ ka thënë Vokshi.

Lini Nje Koment