Entuziazëm në Beograd/ Paditi Haradinajn, Edi Rama hero në mediet serbe

Padia që Edi Rama, Kryeministri i të parit shtet shqiptar, ka regjistruar ndaj Ramush Haradinajt, kryeministri në largim i shtetit tjetër shqiptar, po përcillet me entuziasëm në të gjitha mediet e Serbisë. Akti i Edi Ramës, po intepretohet prej tyre si heroizëm.

Çdo edicion informativ në meniet vizive dhe çdo e përditshme, ka kryelajm padinë e Ramës kundër Haradinajt, armikut të përbetuar të Beogradit. Gazeta serbe Ekpress ka për titull: “Rama vendos të shkatërrojë Haradinajn. Shkak është Serbia”

“Edi Rama paditi dje homologun e tij në largim në largim në Kosovë, Ramush Haradinajn, për shpifje. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh.

Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit”, thuhet në artikullin e gazetës Ekspress. E përditshmja “Kurir” shkruan: “Kryeministri i Shqipërisë, padi 30 faqesh kundër kryeministrit të Kosovës”. Me tituj të ngjashëm janë hapur thuajse të gjitha mediet në Serbi këtë të mërkurë.

Lini Nje Koment