Basha flet pas takimit me Varhelyi: Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka

Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me Komisionerin e ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi në një prononcim për mediet, bëri me dije se në qendër të diskutimit ka qenë stratëgjia e integrimit të vednit në BE, dhe zgjidhja e krizës politike.

“Prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, dhe hapja e negociatave, janë dy objektiva madhore, në harmoni dhe përputhje të plotë me njëri-tjetrin.”, tha Basha.

Kreu i demokratëve, deklaroi se opozita është e vendosur t’i japë fund krizës politike dhe do të bëjë çdo hap për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa shtoi se qëndrimi i tij për të hyrë në zgjedhje pa Ramën kryeministër, është i padiskututeshëm.

Ne jemi të vendosur që t’i japim krizës politike me çdo kosto dhe t’i hapim rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Po kështu shpreha mbështetjen e opozitës së bashkuar për integrimin e vendit në BE. Nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të kushteve të Bungestagut. Shpresojmë të ketë vullnet dhe nga pala tjetër. Jam i lumtur që me Komisionerin patëm mundësi të flisnim dhe të shiheshim në sy me njëri tjetrin. Qëndrimi ynë është i padiskutueshëm, zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk ka”, u shpreh Basha.

Lini Nje Koment