Vora në mjerim, Teliti: Biznesi i vogël ka shpallur falimentin

Shefi i kabinetit të PD-së, Dorian Teliti së bashku me përfaqësues të PD-së, vizituan banorët e Vorës, të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit. Teliti thotë se situata paraqitet e vështirë edhe për biznesin e vogël, pasi kjo kategori nën presionin e taksidarëve për të paguar detyrimet ndaj shtetit, ka shpallur falimentin.

Sikur të mos mjaftonte kjo edhe buxheti 2020 nuk ka asnjë parashikim për rimëkëmbjen ekonomike dhe mbështetjen e biznesit të vogël përmes politikave lehtësuese të taksave. Kjo pasi, qeveria është kujdesur vetëm që paratë e shqiptarëve t’i kalojë në duart e disa oligarkëve.

“KJO QEVERI NUK NEGOCION ASNJË QINDARKE NGA 150 MILIONË DOLLARËT që ua ka dhënë atyre përmes PPP-ve, oligarkëve të saj, por për rindërtimin për shqiptarët e mbetur rrugëve e nëpër cadra, u jep thjesht një portofol ministror.

Kjo qeveri nuk ka as përgjegjshmëri dhe as vullnet për të bërë dicka të mirë, duke i lënë njerëzit dhe bizneset në mëshirë të fatit, ama oligarkët e majmur me taksat tona i mban fort edhe në këto ditë të vështira të katastrofës natyrore.”, thekson Teliti.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar ka një plan 5 pikësh për mbështetjen e biznesit në zonat e prekura nga tërmeti. Zbatimi i tyre është domosdoshmëri dhe çdo orë e humbur thjesht thellon akoma edhe më shumë krizën social-ekonomike që po përjetojmë, ka thënë ndër të tjera Teliti.

Lini Nje Koment