Video/ Rrezikon jetën familja Ismaili, harresë dhe abuzime shtetërore për banesat e dëmtuara nga tërmeti

Afro 2 javë pas tërmetit të 21 shtatorit, Ramazan Ismaili, kërkon nga Njësia Administrative Katund i Ri që të marrë masa emergjente sepse banesa e tij rrezikohet seriozisht nga shembja e godinës ngjitur e cila ishte dëmtuar ndjeshëm. Askush nga autoritetet lokale edhe qëndrore nuk e mori në konsideratë këtë kërkesë duke ekspozuar nga rreziku për jetën familjen Ismaili. Ai pohon se, si punonjës adminsitrate nuk arrin të gjejë zgjidhje, të trajtohet  ligjërisht, sipas vlerësimti të ekspertëve. Banori i dëmtuar pohon se shumë familje të tjera janë shumë herë më të braktisura.  Tërmeti i 26 nënttorit e ka shembur godinën fqinje dhe një pjesë e saj ka rënë mbi shtëpinë e Ismailit, duke e dëmtuar ndjeshëm edhe atë. Grupet e inspektimit të verifikimit të dëmeve kanë shkaur në këtë zonë, por nuk kanë ndaluar të kontrollojnë këtë rast.

Vlerësuesit kanë përfshirë në listën e banesave që do të sdëmshpërvlejet në masën 20 milionë lekë shtëpinë e shembur, ndonëse ajo është e pabanuar nga askush, por skanë parë dhe bërë asgjë për atë që ajo ka dëmtuar gjatë shembjes

Gjendur në një situatë të tillë mosreagimi të Bashkisë, qeverisë, shtabirt të emergjencës, Ismaili thotë se do ti drejtohet Prokuroisë që të dalin para përgjgegjësisë personat që për shkak të mosveprimit, kanë sjellë rrezik jete për të dhe familjen e tij

Në njësinë administrative Katund i Ri, ekziston një pronë – truall ku është një banesë ekzistuese e ndërtuar gjatë monizmit. Sot në atë truall në pronësi të Blerina Shalës, figuron sikur ka një ndërtesë të re. Por çertifikatës së pronësisë nuk i është bashkangjitur harta territoriale. Pronar real i këtij objekti dëshmitarët thonë se është Fatmir  Nika.

 

SHIJAK

Posted by Shijak Televizion on Sunday, 15 December 2019

 

Lini Nje Koment