“Pallati në Lezhë është i banueshëm” PD-Lleshajt: Trego aktin e ekspertimit

PD i kërkon ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, aktin e ekspertimit, që vërteton pretendimin e këtij të fundit lidhur me një pallat 12 katësh në Lezhë, se nuk përbënte rrezik për banorët.  Ish deputetja Lindita Metaliaj, në një reagim në facebook, ndër të tjera thekson se ai duhet të kërkojë ndjesë publike ndaj qytetarëve.

“Debatova me Sander Lleshaj para pak momentesh dhe i kerkova qe fjalet per sigurine e pallatit 12 katesh ne Lezhe t’i shoqeroje me akt eskpertimi jo me fjale. Ne emer te qytetareve, te lenduar dje, nga gjuha arrogante dhe kriminale e Ministrit te Brendshem, i kerkova te beje nje ndjese publike. Nuk pres qe nje individ qe eshte bere lolo e gastorit te surrelit t’u kerkonte falje shqiptareve dhe lezhjaneve per sjelljen e denueshme moralisht dhe ligjerisht.”, shkruan ish deputetja.

Kujtojmë që ministri Lleshaj kundërshtoi drejtorin e Urbanistikës, Nik Leka i cili shprehu shqetësimin se pallati përbënte rrezik për banorët, por Lleshaj, edhe pse nuk është ekspert i kësaj fushe, e ka akuzuar për përhapje paniku, pasi sipas tij pallati është i sigurtë. Ndërkohë edhe zëdhënësja e PD-së ditën e sotme publikoi disa foto të kësaj ndërtese, ku duket mjaft qartë që ka shembje muresh, rënie suvaje dhe plasaritje si në mure dhe në tavane.

 

Lini Nje Koment