Marrëveshja në rrezik, VV: LDK vendosi barrikada, ja ç’kërkon

Pas mbledhjes disa orëshe të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, deputetja e kësaj force politike, Albulena Haxhiu nuk ka dhënë dot garanci për mbylljen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi siç tha ajo, LDK-ja ka vënë barrikada.

Haxhiu ka thënë se janë shumë të interesuar për marrëveshje, por derisa ka pengesa të tilla, si kërkesa për postin e presidentit, nuk mund të ketë koalicion qeverisës. Sipas saj kërkesa e LDK-së për të pasur kryetarin e Kuvendit dhe Presidentin, për Vetëvendosjen është e padrejtë, meqë presidenti i ri nuk pritet të zgjidhet deri në vitin 2021, ndaj siç tha ajo, është herët të flitet për emrin e tij që do të mbajë postin e presidentit.

Ajo ftoi LDK-në të heqë dorë nga pengesat dhe t’i hapë rrugë formimit të qeverisë e funksionimit të saj.

Lini Nje Koment