“Faleminderit nga zemra”, Basha mirënjohje të rinjve që ndihmojnë banorët në Bubq

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur mirënjohje për të gjithë të rinjtë që po u vijnë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Bubq. Basha thotë se të rinjtë po iu vijnë në ndihmë banorëve, duke iu siguruar ushqim, veshje dhe ilaçe.

“Mirënjohje e thellë per të rinjtë dhe të rejat që prej ditësh po ndihmojnë banorët e Bubqit. Ata kanë ngritur një kuzhinë dhe gatuajnë drekë dhe darkë për banorët e dëmtuar nga tërmeti dhe një sistem shpërndarje bashkë me veshje dhe ilace për familjet në këtë zonë.

Mirënjohje nga zemra për të gjithë ata që kontribojnë sipas mundësive që së bashku si një familje e madhe duke ndihmuar njëri-tjetrin të lehtësojmë vuajtjet dhe dhimbjen e njerëzve në emergjencë.”, shprehet Basha.

Lini Nje Koment