Deklarata e fortë e zv. Sekretarit të PPE: Krimi i organizuar ushqehet nga politika

ZV Sekretari i PPE, Christian Kremer, i pranishëm në aktivitetin e Akademisë Politike, ka vënë gishtin mbi plagën e krizës politike në Shqipëri që sipas tij është lidhja e krimi të organizuar me politikën. Ai foli edhe për hapjen e negopciatave duke garantuar mbështetjen e plotë të organizatës më të madhe politike në Europë. Gjithashtu, Kremer u shpreh se plani I Partisë Demokratike ka mbështetjen e Unionit të djathtë europianë

 “Konstatoj për fat të keq që problemet janë të njëjtaë sepse ne në Bruksel i dimë fare mirë problemet në vend. Për shembull çështja e ndarjes së krimit të organizuar nga politikaë largimi i personave me rekorde kriminale nga postet publike. Megjithëse këto kanë qenë probleme madhoreë kemi parë që asgjë nuk është zgjidhur deri tani. Krimi i organizuar ende ushqehet nga politika dhe jeta shoqërore dhe janë qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm që paguajë  këtë faturë. Prandaj PPE ka qenë e qartëë BE dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ushtrojë presion në mënyrë që krimi i organizuar të luftohen Shqipëri.  Çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë vazhdojnë dhe problem të tjera të reja kanë dalë së fundmi për median”ë – deklaroi Kremerë duke apeluar BE-në të ushtrojë presion ndaj Tiranës që të luftohet krimi.

Aktiviteti I Akademisë  Politike ishte parashikuar te zhvillohej ne 8 Dhjetor, Diten e Rinise, por u shty per shkak te termetit. Në të,  morërën pjesë Christian Kremer, zv sekretar i Pergjithshem i EPP, Nathalie Herberger, ne emer te sekretariatit te Marredhenieve me Jashte te CDU, si dhe Tobias Ruttershof drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer per Shqiperine, si edhe 120 studente dhe maturante te rinj, nje pjese e madhe e te cileve kane qene vullnetare pas termetit.

Lini Nje Koment