Çështja “Babale”, PD paralajmëron prova të reja

Ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar sërish ndaj pretencës së dhënë nga Prokuroria ndaj tij, si i pandehur për çështjen “Babalja”. Në një reagim në facebook, ish deputeti ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të paraqesë prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve për këtë çështje.

“Idealet ndihmojnë në përmirësimin e realitetit, shumë zgjedhin ti dorëzohen “fatit” apo realitetit të dhimbshëm, unë kam zgjedhur të luftoj.Të udhëtosh me shpresë është më mirë se të arrish diku si i dorëzuar apo i përdorur. Për shumë miq që më pyesin; gjatë javës fakte, grupfakte dhe prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve.”, shkruan Salianji në facebook.

Prokuroria kërkoi për ish deputetin 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove. Salianji e konsideroi këtë këtë një sulm politik, sipas të cilit pala e akuzuar kishte të njëjtin qëndrim me prokurorinë, ndërsa shtoi se do të kërkojë arrestimin e dy prokurorëve të çështjes.

“Janë sulme tërësisht politike, nuk pati asnjë provë të re. Prokuroria bëhet pjesë në llumin. Asnjë pabesi tradhëti nuk ia del të mposhtin të vërtetën. Sot u bë demaskimi i një prokurorie politike.”, tha ai.

Dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha e cilësoi një gjyq politik, ndërsa akuzoi Ramën se po rikthen në Shqipëri “gjyqet politike kundër opozitës.” Për të dënuar ish deputetin demokrat, shefi i qeverisë shqiptare përdori prokurorët Kolë Hysenaj dhe Genc Qanës për të zbatuar skenarin e tij.

 

Lini Nje Koment