Berisha: Tërmeti fatkeqësi natyrore, Rama fakteqësi kombëtare. Ngrihuni ta rrëzojmë!

“Në kushtet e vendosura për Shqipërinë, garantimi votës së lirë është kryesori dhe kjo nuk mund te realizohet pa ndëshkuar politikanët që, në bashkpunim me krimin, blenë votat dhe shkatërruan proceset zgjedhore të 2016 dhe 2017-ës”, ky ishte qëndrimi I liderit demokrat  Lulim Basha, në aktivitetin  e Akademise Politike, te organizuar nga Forumi Rinor i PD dhe Fondacioni Konrad Adenauer. Në fjalën e tij Basha, se kushtet e Bundestagut, janë udhërrëfyesi i integrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian, dhe çdo propagandë e kreut të qeverisë është rrezuar nga liderët europian..

Ne kemi bërë propozimet tona, ne kemi ofruar bashkëpunimin tonë për reformën zgjedhore prej 4 muajsh, me një qëllim, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të parakohshme parlamentare dhe kushtetuese vendore në një ditë. .. Përveçc miliardave, kjo qeveri i ka vjedhur popullit shqiptar 6 vite për të avancuar projektin tonë për Shqipërinë si Europa. Pranverën tjetër shpresojmë që një tjetër shans t’i jepet Shqipërisë. Deri ateherë, ne, Shqipëria, do të duhet të përmbushë detyrimet e saj. Kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi ynë. Koha nuk pret. Është dëshmuar tashmë se me propagandë dhe shoë nuk ua hedh dot liderëve europianë. Nuk  ia hedh dot as Angela Merkelit, as Makronit, as Komisionit Europian. Rruga drejt Europës nuk kalon nga mashtrim, as nga propaganda e përditshme, por kalon nga reformat e vërteta, nga serioziteti dhe përkushtimi europian.

I  pranishëm në aktivitet ishte edhe ish kryeministri I vendit Sali Berisha, I cili teksa solli ndërmend lëkundjen e fortë sizmike me pasoja tragjike për vendin të 26 nëntorit, u shpreh se tërmeti është fatkeqësi natyrore, ndërsa Rama fatkeqësi kombëtare.Për këtë arsye, ai u kërkoi shqiptarëve të ngrihen fuqishëm për ta rrëzuar.

“Ky po tallet me qindra dhe mijëra qytetarë, që po vuajnë nga tërmeti. Ky meriton të dërgohet menjëherë në gjykatë për talljen që bën. Ju përgëzoj me nderim të madh për të mbështetur qytetarët në nevojë. Një qeveri që për tre jave shpenzon 60 mijë euro, është një qeveria që kryen një krim të shëmtuar para popullit të vet. Një pjesë e vrasjeve të tërmeti, janë vrasje shtetërore, sepse pallatet e Thumanës ishin të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit, Ishin deklaruara të pabanueshme dhe ata banorë nëse do ishin strehuar në  ndonjë vend tjetër, sot do ishin gjallë. Ky kalon nga 10 orë në ekran për të fshehur veprat e tij penale dhe ndaj e kemi këtë emergjencë, duhet të bëjmë gjithçka për të lehtësuar dhimbjet e vëllezërve dhe motrave të goditur nga tërmeti. Sot janë mijëra fëmijë që flenë nëpër çadra. Ai nuk kas shpirt, ai ka shpirt katran, ai çdo gjë që bën e bën për shoë. Të ngrihemi fuqishëm, se tërmeti ishte një fatkeqësia natyrore, Edi Rama është fatkeqësi kombëtare, politike social dhe e të gjitha llojeve“.

 

 

Lini Nje Koment