Kontributi i KE, Basha: Mirënjohës për mbështetjen në këto kohë të vështira

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falenderuar Komisionin Europian dhe presidenten Ursula Von der Leyen për ndihmën e dhënë pas tërmetit të 26 nëntorit. Komisioni Europian ka vendosur t’i japë Shqipërisë një ndihmë financiare prej 15 milionë eurosh.

“Mirënjohës për mbështetjen humanitare nga Ursula von der Leyen dhe Komisioni Europian në këto kohë të vështira pas tërmetit të 26 Nëntorit i cili ka lënë me mijëra të pastrehë dhe në nevojë urgjente për strehim dhe shërbime”, shkruan Basha në Twitter.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen bëri të ditur se vendi ynë do të asistohet edhe në terren me ekipe ekspertësh nga vende të ndryshme të BE, në procesin e vlerësimit të dëmeve.


E

Lini Nje Koment