Fitoi gjyqin me ish-deputeten Vokshi? Avokati i njohur nxjerr zbuluar Veliajn

Bashkia e Tiranës pretendon se me paratë e fituara nga gjyqi me ish-deputeten demokrate, Albana Vokshi ka blerë një kompjuter të cilin ia ka dhuruar shkollës “16 shtatori” në Pezë. Sipas Veliajt gjyqi është i fituar, por si duket mashtrimi i tij ka zgjatur shumë pak, pasi Veliaj nuk ka marrë para nga gjyqi, për sa kohë vendimi i dhënë nga shkalla e parë është apeluar.

‘Është vlera e një gjyqi të fituar për shpifje. Dua që ky kompjuter apo edhe të tjerë që do të pasojnë, për ta kompletuar klasën e teknologjisë së informacionit në shkollën ‘16 shtatori’ në Pezë, të jenë edhe një dëshmi e një mentaliteti që duhet ndryshuar’, thuhej në njoftimin e bërë nga Bashkia e Tiranës.

Apelimin e vendimit e ka bërë me dije avokati i njohur Ledio Braho, i cili ka publikuar dokumentet ku tregohet se vendimi nuk është ekzekutuar pasi nuk ka marrë formë të prerë.

“Lali paska blerë sërish kompjutera me lekë të pretenduara nga një gjyq i fituar, po vetëm “drejtësia” e propagandës së tij merr lekë nga vendime të gjykatës së shkalles së parë të ankimuara. Janë pikërisht këto lajme që tregojnë se kush është shpifësi më i madh në Tiranë…”, shkruan Braho.

Pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i Vokshit, e cila publikoi dokumentin që provon se vendimi i dhënë në shkallë të parë në favor të Veliajt është ankimuar. Vokshi thekson se nuk ka bërë asnjë pagesë, ndërsa shton se Veliaj mund të ketë përdorur para korrupsioni për të bërë shfaqjen e rradhës propagandistike.

“Erjon Veliaj mashtron përsëri. Erjon Veliaj gënjen për dëmshpërblimin nga gjyqi. Cështja është në apel (foto bashkangjitur), ndaj edhe nuk ka marrë asnjë qindarkë nga unë. Mund të ketë përdorur para nga taksat tona apo para korrupsioni për të bërë shfaqjen e rradhës propagandistike duke u tallur me nxënës e mësues, për të shpërndarë më pas në media, titrat e gatshme të shkruara në zyrën e tij në bashki. Meqënëse nga unë e kolegët e mi opozitarë Veliaj nuk ka marrë asnjë qindarkë, ai sot të bëjë transparence e të tregoje nga cilat fonde i ka blerë apo kush ja ka financuar kompjuterat që shpërndan nëpër shkolla? E nëse ka fonde mjaftueshëm, do t’i sugjeroja t’ja dhurojë ato familjes së Ardit Gjoklajt.

No photo description available.

 

Lini Nje Koment