Tërmeti në Tiranë, dalin detajet…

Rreth orës 10.00 Tirana është lëkundu nga një tërmet me magnitude 3.7, dhe me epiqender ne Derje, 15 km ne Lindje te Tiranes. Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka publikuar të dhëna se thellësia e tërmetit ka qenë 29 km. Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar apo dhe dëme materiale. Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët, sidomos tek ata që banojnë në katet e sipërme të pallateve. Më 21 shtator një tërmet i fortë goditi Tiranën e Durrësin me epiqendër në detin Adriatik. Pasojojat e lëkundjeve të forta demtuan më shumë se 900 banesa, ndërsa pati edhe persona të lënduar. Sipas Institutit të Gjeoshkencave para tërmetit me magnitudë 3.7 jane shenuar edhe tre lekundje te tjera me magnitutë të ulët.

Lini Nje Koment