Takimi i Zagrebit, Sekretari i Përgjithshëm i PPE: Keqqeverisja e korrupsioni bllokuan negociatat

Ditën e sotme po mbahet takimi i Këshillit të Studentëve europianë demokratë në Zagreb të Kroacisë, ku pjesëmarrës nga Shqipëria ishte dhe përfaqësuesi i FRPD-së, Galuk Olldashi. I ftuar në këtë takim ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së, Antonio Lopez Insturiz.

Lidhur me refuzimin e negociatave dhe ndihmën që ndihmën që PPE mund t’i japë vendit për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Lopez Insturiz vuri theksin tek krimi i organizuar e korrupsioni si dhe në rolin e presidentit Macron, ndërsa vlerësoi edhe përpjekjet e Partisë Demokratike për të çliruar vendin nga keqqeverisja e qeverisë aktuale në vend, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Duhet të kemi kujdes nga Macron, dhe nga ata që janë mbrapa Macronit. Vlerësoj përpjekjet e PD-së, kundër qeverisë, e cila ka dështuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. “, deklaroi ai.

 

 

Lini Nje Koment