Supermarrëveshjet Paris-Pekin, Macron dhe Jiping sinjal të fortë botës për tregti të hapur

Pas 10 vitesh negociata, Parisi dhe Pekini pranuan nënshkrimin deri më 31 janar 2020 të marrëveshjes për ndërtimin në Kinë të një uzine për trajtimin e lëndëve djegëse, bërthamore të përdorura, një superkontratë kjo e shumëpritur nga kompania franceze, por me aksione shumëkombëshe, ”Orano”. Kontrata është vlerësuar më shumë se 20 miliardë euro.

Njoftimi u bë në Pallatin e Popullit, në kryeqytetin kinez, me pjesëmarrjen e presidentit Xi Jinping dhe homologut francez, Emmanuel Macron, i cili ndodhet për vizitë shtetërore në vendin aziatik, në krye të një delegacioni të zgjeruar ku bëjnë pjesë përfaqësies të disa prej kompanive më të mëdha franceze.

Franca dhe Kina gjithashtu rikonfirmuan mbështetjen e tyre të ndërsjelltë për marrëveshjen e pakthyeshme, sic e vlerësuan ata, për klimën, vetëm disa ditë pasi SHBA dekalaruan zyrtarisht tërheqjen nga pakti i Parisit. Ndërkohë, një zyrtar kinez tha në një konferencë për mediet se vizita tre-ditore e Macron në Kinë, kishte çuar në nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera, bilaterale në vlerën e 13.5 miliard euro.

Marrëveshje të tilla u nënshkruan në industrinë e aeronautikës, energjisë dhe bujqësisë. Presidenti Xi JinPing, më vonë tha se shpresonte që takimet t’i shërbenin rritjes së multilateralizmin dhe tregtisë së lirë duke dërguar “një sinjal të fortë botës për mbrojtjen e palëkundur” të marrëveshjeve dhe për të punuar së bashku “për të ndërtuar ekonomi të hapura”. Presidenti francez tha më parë se ai shpresonte se vizita e tij do të nxiste “një partneritet të qëndrueshëm” midis BE-së dhe Kinës në një kohë kur stabiliteti i botës është vënë në pikpyetje.

Lini Nje Koment