Skandali/ Ja si u manipulua edhe në votimet për delegatë (Foto)

Një tjetër denoncim është bërë publik nga ish kryeministri Sali Berisha, sa i përket votimeve të djeshme në selinë rozë. Në njësinë nr.5 në Tiranë,  një anëtare e PS, pretendon se nuk kanë munguar manipulimet.Sipas saj, në kutitë e votimit janë nxjerrë më shumë fletë se anëtarë.

Postimi i plotë:

 

“Krim elektoral edhe gjatë votimit për delegatë!

 

Socialistët në njësinë nr.5 nën moton “nga krimi, me krimin, për krimin” mbushin kutitë e votimit!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e një qytetareje.

Pershendetje dr.Berisha! Jam nje socialiste e thjeshte.Ne njesine nr.5 rezultatet e votimit te delegateve te PS ishin super te larta. Ka shume e me shume vota se antare,dhe flete votimi te marra ne dorzim.Keta po na fyejne edhe inteligjencen,ju lutem e postojeni edhe ne fb

Image

Image

Lini Nje Koment