Si shteti ushqen krimin, Babani 2 mln euro përfitime të paligjshme nga buxheti

Kryebashkiaku i paligjshëm i Vaut të Dejës, Mark Babani, ka një të kaluar kriminale, jo vetëm jashtë Shqipërisë, sic është provuar nga institucionet italiane, por gjithë aktiviteti i tij, edhe në cilësinë e sipërmarrësit në vend, funksionon në shkelje të rëndë të ligjit. Pas publikimit një ditë më parë të provave zyrtare se Babani kishte konsumuar evazion fiskal ndaj shtetin në vlerën e 400 milion lekëve, të tjera të dhëna dalin në dritë. Por këtë herë, shkeljet ligjore rëndojnë më shumë, pasi janë vetë institucionet shtetërore, bashkëpunëtore me Babanin në veprime që përbëjnë krim.

Mark Babani, si aksioner i 3 kompanive, ka arritur të përfitojë nga buxheti i shtetit dhe taksat e qytetarëve fonde që kapin miliona euro, në formë tenderash, projektesh, rimbursimesh e suvbencionesh. Sipas të dhënave zyrtare kompania “Babani MG” shpk, kishte 50% të aksioneve në pronësi të zotit Babani, që ia ka dhuruar më pas vëllait të tij.

Kjo kompani ka përfituar nga AZHBR ( Agjencia Zhvillimit të Bujqësisë Rurale) 100 mln lek, ose 90.000 euro subvencion të ndarë në dy këste; në tetor 2018 dhe janar 2019. Ndërsa kompania tjetër “MARE ADRIATIK” e cila zotërohej 100% nga Mark Babanit ka përfituar që prej vitit 2014 tendera, para dhe rimbursime me prioritet të TVSH-së. Kjo kompani sot është në pronësi të vëllait të Markut, duke përdorur skemën e qartë të transferimit të biznesit që paratë e pushtetit të mbahen brenda familjes.

Shijak TV disponon të dhëna, sipas të cilave kjo kompani ka përfituar 1,27 mld lekë, ose 1 mln euro rimbursime të TVSH-së në mënyrë të përshpejtuar, duke u favorizuar nga shteti. Gjithashtu janë thuajse 10 mln lekë të reja subvencione që Babani si sipërarrës ka fitiar nga programet qeveritare. Vetëm AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) përmes fondit të konkurueshmërisë i ka dhënë kompanisë kryebashkiakut socialist, 20 mln lekë, ndërsa AZHBR (Agjencia Zhvillimit të Bujqësisë Rurale) shumën prej 122 mln lekësh, ose 100.000 euro.

Referuar sa më lart, totali i shumës që Mark Babani ka marrë nga Buxheti i Shtetit, është 1.6 mld lek, ose 1.3mln Euro. Ndërsa, siç provuam një ditë më parë përmes informacioneve të përcjella, të bazuara në dokumente zyrtare. Krybashkiaku socialist ka kryer evazion fiskal ndaj shtetit shqiptar në vlerën e përllogaritur 400 milionë lekë.

 

 

Lini Nje Koment