Shpërthim me tritol në një banesë në Dibër

Një shpërthim me tritol ka ndodhur këtë të premte, në një banesë në Marqellarë të Dibrës. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Gazmir Kosiqit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur Ismail Kosiqi.

Para një viti, Kosiqit i vranë djalin tek dera e shtëpisë, Elsi Kosiqi. 32-vjeçari u ekzekutua në 20 mars të vitit të kaluar në derën e shtëpisë. Viktima ishte me precedentë penale, ndërsa familja e tij ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës.

Ndërkohë ende nuk dihen motivet e ngjarjes së sotme, nëse kanë të bëjnë me të njëjtën ngjarje ku mbeti i vrarë dhe 32-vjeçari.

Lini Nje Koment