Shpallet rezultati final/ Kryesojnë VV e LDK, gati formimi i qeverisë së re

Një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Komisioni Qendror i zgjedhjeve shpalli këtë të enjte rezultatet përfundimtare të procesit të 6 tetorit. Ashtu siç pritej, lista e subjekteve politike që garuan në këto zgjedhje kryesohet nga LVV e ndjekur nga LDK, me një diference të ngushtë në %. PDK, Koalicioni AAK-PSD dhe Lista Serbe renditen respektivisht pas dy partive kryesore.

Me finalizimin e rezultatit zgjedhor është qartësuar edhe pozicioni i koalicionit AKR-Nisma, duke i dhënë fund pritjes së gjatë por edhe shpresës për kapërcimin e pragut të Kuvendit. Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, gjatë një konference për mediet prezantoi tabelën e rezultateve ku pasqyrohen përqindjet e partive dhe numrin e deputetëve që kanë fituar përkatësisht.

Vetëvendosje ka marrë 26.15 %, të votave, e përkthyer në 32 deputetë. LDK, 24.45% të votave me 29 deputetë, PDK, 21.16 %, dhe 25 deputetë, AAK-PSD, 11.47 %, dhe 14 deputetë, ndërsa Lista Serbe: 6.75 % me 10 deputetë. Nisma-AKR u ndal në në kufirin e 4.98%-ëshit.

Sa i përket emrave më të votuar nga zgjedhësit e Kosovës më 6 tetor, ata janë, Albin Kurti, 183 868 vota., Vjosa Osmani- 176.188 vota, Kadri Veseli me 146 763 vota, Ramush Haradinaj me 75 917 vota.

Lini Nje Koment