Sarandë/ Betonizohet plazhi, banorët në protestë kundër Fusha shpk (VIDEO)

Qytetarët e Sarandës janë mbledhur sot përpara plazhit të Çentralit në këtë qytet, për të kundërshtuar punimet që po bëhen aty. Firma kontraktore Fusha shkp, prej disa ditësh ka nisur punimet në plazh duke e sjellë atë në nivelin e shëtitores, ndërsa protestuesit kundërshtojnë hedhjen e zhavorit në plazhit historik të sarandiotëve.

Me thirrjet “Mos ma prek Çentralin” qytetarët kanë qëndruar për një orë përpara plazhit. Prej ditësh kanë nisur peticionet online , kurse ditën e hënë ata kanë premtuar një tjetër protestë para Bashkisë Sarandë.

Ky plazh është bombarduar me inerte në vitet e fundit ndërsa kryetari i bashkisë Adrian Gurma sqaroi ditën e djeshme se punime aty do të shërbejnë vetëm për të ndërtuar kantierin e punime, por kjo nuk i ka bindur qytetarët të cilët janë të vendosur në mbrojtjen e plazhit.

Lini Nje Koment