“Qeveria të reagojë”, mjeku jep alarmin: Pas disa vitesh s’do kemi ku të vizitohemi

Qeveria duhet të shpallë SOS, të gjejë mjetet dhe rrugët që të mbajë këto kontigjente, janë truri i kombit, pas disa vitesh nuk do të kemi ku të vizitohemi”. Kështu është shprehur për mediet presidenti i Shoqatës së Traumës, Agron Dogjani lidhur me fenomenin e largimit masiv të mjekëve dhe studentëve të kësaj dege, kryesisht drejt Gjermanisë.

Duke folur për gjendjen në Spitalin e Traumës, ai theksoi se ka mungesë të kuadrit mjekësor. Kemi 8-9 reaminatore që mbulojnë punën voluminoze të gjithë kirurgjisë”, tha ai, duke shtuar se janë 100-150 trauma në ditë që përplasen në të vetmen qendër të specializuar çka në vit përbën një shifër të frikshme 40 mijë trauma.

Spitali është po ai, popullata është shtuar, aksidentet janë dyfishuar dhe na duhen më shumë kapacitet akomoduese dhe hospitalizuese, pra një spital më të madh.”, deklaroi mjeku.

Disa nga arsyet që detyrojnë mjekët të braktisin ushtrimin e profesionit në Shqipëri janë kushtet e këqija dhe pagat e ulëta. Gjë e cila është pohuar nga Dogjani pas përfundimit të Kongresit të tretë Ndërkombëtar të Traumës që po mbahet në Tiranë.

Lini Nje Koment