Presidenti Meta firmos dekretin, liron nga detyra ambasadorin

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka firmosur dekretin për të shkarkuar nga detyra ambasadorin shqiptar në Turqi, Gent Gazheli, i cili dështoi t’i vinte në ndihmë 11-vjeçarit Alvin Berisha, pasi kishte mbetur në një kamp në Siri.

“Zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë.”, deklaron Presidenti.

Gazheli është shkaktuar nga detyra nga qeveria pas refuzimit të tij për të nxjerrë nga kampet siriane 11 vjeçarin shqiptar Alvin Berisha. Diplomati iu kishte premtuar gazetarëve italianë të “Le Iene” se do t’i ndihmonte ata që të rikthenin në Itali pranë të atit Alvinin, por që më pas nuk iu është përgjigjur telefonatave të gazetarëve.

Lini Nje Koment