PD për buxhetin 2020: Pastron oligarkët e klientët e qeverisë

Buxheti i planifikuar për 2020, jo vetëm që nuk premton rritje pagash pensionesh apo investime publike, por ka rritur kontratat koncesionare, duke favorizuar e pasuruar oligarkët, klientë pranë qeverisë. Megjithëse kryeministri Rama dhe Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj, kanë propaganduar se ekonomia e vendit ka pësuar një rritje prej 4.1%, nga të ardhurat nga TVSH, që është treguesi kryesor i konsumit të popullatës, parashikohet me rënie reale.

Lidhur me kolapsin ekonmomik, përballë trumbetimit të qeverisë, ka reaguar edhe shefi i kabinetit në PD, e njëherësh edhe ekspert i ekonomisë, Dorian Teliti, i cili thotë se buxheti 2020, është pasqyra e krizës ekonomike e financiare në të cilën është zhytyr vendi .

Mund te quhet buxheti i mashtrimit, pasi nga njëra ane pretendohet rritje ekonomike prej 4.1%, por nga ana tjetër të ardhurat nga TVSH, që është treguesi kryesor i konsumit të popullatës, parashikohet me rënie reale.

1. Pa asnjë dyshim, ky buxhet mund të quhet buxheti i varfërimit, pasi asnjë qindarkë nuk parashikohet për rritje rrogash për mjekët, infermierët, arsimtarët dhe punonjësit e administratës publike.
2. Asnjë qindarkë për shpërblimin e pensionistëve dhe familjeve në nevojë.
3. Ulen me 10% fondet për dëmshperblimin e ish pronarëve.
4. Ulen fondet për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, duke e çuar në 3 dekada afatin kohor të shlyerjes së plotë të faturës financiare për këtë shtresë të përvuajtur të shoqërisë.“, deklaroi Teliti.

Në Buxhetin 2020, me rënie planifikohen edhe investimet publike, ku rënien më të madhe e kanë projektet në rrugë dhe ujësjellësa. Por ndërkohë, janë rritur fondet buxhetore për të paguar PPP-të e klientëve të qeverisë.

120 milionë euro apo 30 milione euro më shumë sesa viti aktual, do të shkojnë për të paguar 12 kontrata PPP – të gjithë këta miq dhe klientë të Kryeministrit. Është hera e parë në 30 vjet, madje rast unik në histori, që një projekt-buxhet ndërtohet duke patur prioritet absolut vetëm një grusht oligarkësh. Sikur të mos mjaftonin të gjithë këto, këtë vit nuk kemi as edhe një paketë të duhur fiskale. Politika fiskale është në shërbim të një koncesioni të vetëm, atë të fiskalizimit, i cili ka kosto të fshehura prej të paktën 500 euro në vit për 120 000 bizneset e vogla e të mesme.“, theksoi ai.

Teliti thotë se fondi është kthyer në buxhetin KÇK- (Kap Ça t’Kapësh) nga taksat e rritura të shqiptarëve, ndërkohë që argumenton se e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën ku është zhytur vendi është menaxhimi i abuzimeve. PD, ndërkaq ka ofruar alternativën e saj ekomomike për të rimëkëmbur ekonominë, dhe për të sjellë mirëqënie tek shqiptarët.

Për të kapërcyer këtë gjendje ku është zhytur vendi, nevojitet vizion, gjithëpërfshirje dhe menaxhim me dorë të hekurt ndaj çdo abuzimi. PD e ka programin e saj të nxjerrjes së vendit nga kolapsi, të rikthimit të shpresës në vend, ku secili të ketë mundësi të barabarta. Bashkë me shqiptarët, pasi të kemi siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, ne do ta zbatojmë këtë plan që rimëkëmb dhe zhvillom ekonominë dhe prodhon mirëqenie për shqiptarët.“, tha ai ndër të tjera.

Lini Nje Koment