Vasili: Largimi i Kajmakut vulosi se votimet e 30 qershorit ishin kriminale

ShijakTV
Për Petrit Vasilin, nënkryetarin e LSI-së, vendimi i KQZ-së për shkarkimin e Agim Kajmakut nga posti i kryetarit të Bashkisë së Vorës, tregoi edhe njëherë se zgjedhjet e 30 Qershorit ishin kriminale. Në një reagim në facebook, Vasili thekson se duhet të mbahen “zgjedhje sa parë që të shpëtojmë Shqipërinë nga gremina.” “Largimi i Kajmakut vulos, që votimet 30 qershorit ishin kriminale. Edi Rama për faqe të zezë. Edi Rama kandidoi vetëm, votoi vetëm dhe numëroi vetëm dhe në fund prodhoi të inkriminuar. Edi Rama ka rënë përfundimisht politikisht, moralisht dhe psikologjikisht. S’ka kohe për të humbur. Zgjedhje me sa parë që të shpëtojmë Shqipërinë nga gremina!!“, shkruan Vasili.

“Të largojmë politikën e ngritur nga krimi”, Këlliçi: Ja ç’do bëjë Basha

ShijakTV
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi shprehet se vetëm rinia mund të ndryshojë realitetin e trishtë që kryeministri Edi Rama ka shkaktuar. Në një reagim në facebook, Këlliçi thekson se të rinjtë me besim në PD dhe tek lideri i saj, Lulzim Basha, do të shembin këtë politikë të ngritur me para të pista, e që ushqehet nga oligarkët. “Edi Rama kap gjithmone mollen e kalbur. Asgje dhe askush se ndal rrugen tone per Shqiperine e mundesive per Shqiperine si Europa”, shkruan ai. I pranishëm në takimin me të rinjtë e FRPD-së, ishte dhe drejtuesi i forumit rinor të CDU-së gjermane, Tilman Kuban, të cilin kreu Këlliçi e falënderon për fjalën inkurajuese. Reagimi i plotë: Rinia ka forcen, guximin, vendosmerine per te ndryshuar kete realitet te trishte, te shkaktuar nga Edi Rama. Te rinj me besim te PD dhe lideri i saj Lulzim Basha do te arrijne te shembin politiken e ngritur mbi parate e pista te krimit dhe korrupsionit, politiken qe ushqehet nga oligarket qe sot ndjehen te kercenuar per shkak te perfitimeve abuzive. Edi Rames ia kane vene vizen shqiptaret dhe nderkombetaret dhe nuk e mbajne dot as patericat qe u hedh lemoshen e i ndersen ne llumin mediatik

Shkarkimi i kryebashkiakut të Vorës, Pollo: Heshtja e Ramës, përkrahje pa zë për Kajmakët e shumtë

ShijakTV
Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo e ka konsideruar hap pozitiv dhe fund të paralajmëruar, vendimin e KQZ për heqjen e mandatit të Agim Kajmakut si kreu i bashkisë së Vorës. Pollo shprehet se mazhoranca nuk ka kërkuar ndjesë për këtë ngjarje, dhe kjo heshtje sipas tij është një “përkrahje pa zë dhe qartë për kajmakët e shumtë, bie ku e ku më e rëndë se qyqari që donte të blinte fidane me dhrahmi fallco 20 vjet më parë.” Reagimi i plotë: Hap pozitiv si dhe fund i paralajmëruar. Por lajmi nuk është shkarkimi i Kajmakut. Lajmi është se deri tashti as Rama e askush nga taborri rilindist nuk tha një gjysëm llafi distancimi, ndjese, dënimi apo marrje përgjegjësie për Kajmakun. As deri ditën kur PD i nxori letrat Kajmakut dhe rilindistët mud të pretendonin se “sdinim gjo”. Por as të hënën kur dolen sheshit letrat e Interpolit e Porkurorisë nuk folën. Madje deri sot kur u detyruan deri t’a shkarkonin me dorën e tyre në KQZ stoikisht heshtën. Dhe kjo heshtje, që nuk është gjë tjetër veçse përkrahje pa zë dhe qartë për kajmakët e shumtë, bie ku e ku më e rëndë se qyqari që donte të blinte fidane me

E fundit/ KQZ i heq mandatin Agim Kajmakut

ShijakTV
KQZ i ka hequr mandatin Agim Kajmakut  nga posti i kryetarit të Bashkisë së Vorës. Anëtarët e KQZ kanë pranuar kërkesen e opzitës dhe ate të Prokurorisë se Kajamaku ka shkelur lgjin. Kqz  mori  në shqyrtim kërkesën e prokurorisë, e cila duke iu referuar përgjigjeve të Interpol ka kërkuar shkarkimin e të zgjedhurit në 30 qershor. Më herët Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zvarriste shqyrtimin e çështjes. Në shkresën dërguar këtij institucioni selia blu shprehet se nga Interpol është vërtetuar se Agim Kajmaku ka mbajtur emrin Jorgo Toto në Greqi dhe është ndaluar në vitin 2003 për falsifikim kartëmonedhash. Madje në deklaratë thuhet se kryebashkiaku ka pasur dijeni të plotë edhe se ka qenë në kërkim ndërkombëtar, por këto të dhëna nuk I ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit.

Libri shqiptar për Bosnjën promovohet në Sarajevë

ShijakTV
Libri i ri “Bosnja: Nje pikepamje nga “Tirana” u promovua ne Sarajeve nga “Qendra ballkanike e analizave dhe studimeve”. Merrnin pjese personalitete te jetes kulturore, akademike e politike te Sarajeves, studjues, studente, perfaqesues te trupit diplomatik dhe te mediave lokale dhe nderkombetare me seli ne kryeqytetin boshnjak. Ndodhej dhe ambasadori i Bosnje-Hercegovines ne Shqiperi, Sh.T.Z.Nusret Cancar, ambasadori i Maqedonise se Veriut ne Sarajeve, Sh.T.Z.Ekrem Ebibi, konsulli i nderit i Shqiperise ne Bosnje dhe ish ambasador i Bosnje-Hercegovines ne Shqiperi, z.Muharrem Zejnullahu, etj. Fjalen kryesore e mbajti ish Kryeministri i Bosnje-Hercegovines, z.Edhem Bicakcic, i cili theksoi se libri i ambasadorit Shaban Murati eshte nje ngjarje e rendesishme kulturore dhe kontribut i madh ne bashkepunimin midis dy popujve. Ai analizoi me hollesi vlerat e librit per Bosnjen dhe tha se libri ndricon te vertetat e ceshtjes boshnjake nga kendveshtrimi i rendesishem shqiptar dhe perben nje dokument te ri shume te vlefshem per gjithe diplomatet dhe studjuesit, qe merren dhe do te merren ne te ardhmen me ceshtjen boshnjake. Dr.Sedat Beshlija, drejtor i departamentit te studimeve ne “Qendren Ballkanike te analizave dhe studimeve” ne fjalen e tij u ndal ne vlerat shkencore te librit dhe nenvizoi se libri behet nje reference e nevojshme

“REND, OR REND E U THUAJ, SE TEATRIN E FITUAM…”

ShijakTV
Në 2 nëntor është 28 nëntor. Ngrihet bash te ekspozita e Avni Delvinës flamuri i Pavarësisë së Teatrit Kombëtar. Në hollin e madh nuk do jetë Ismail Beu,por vetë Avni bej Delvina. Ky artist mu aty brenda ka ngritur kullën e qëndresës ndaj qeverisë kusare. Me krijimet e tij në grafikë ka krijuar ndérgjegjen e së nesérmes. Bash pérballë ministrisë së Brendshme,që si dje dhe sot di të hedhë vetëm bomba gazi e të mbrojë tiranët,ky artist fisi e soji nxjerr gjoksin dhe pret topat e korrupsionit dhe të vjedhjeve grandioze. Teatri Kombëtar tashmë ka fituar vlerat e tij më të spikatura. Nuk luhen më drama socrealiste,nuk u thurren më ditirambe partive. Luhen përplasjet e civilizimit. Një grup artistësh,qytetarësh,intelektualësh,ndeshen me hajnat dhe perversët. Ndeshen jo për llokmë,por për histori,për dinjitet,për fisnikëri. Avni Delvina është figura poliedrike e ketyre viteve. Sa ka talent,aq ka dhimbje,sa ka vullnet aq ka dashuri,sa ka qytetari aq ka pasion dhe brengë. Ai e do teatrin jo se ka luajtur atje,jo se do bëjë kullë atje,jo se do fitojë diçka atje. Ai do teatrin se do artin,do qytetin,do të djeshmen dhe kérkon që nipérit e mbesat nesër të kenë dëshmi,shenja që brezi ynë ka jetuar me

Tërmeti zgjon Korçën/ Lëkundjet 5.2 të shk.rihter, panik dhe dëme materiale

ShijakTV
  Korça dhe zonat përreth saj janë zgjuar këtë mëngjes nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter. Lëkundjet që tronditën qytetin juglindor, u ndjenë në orën 05:25 minuta. Epiqendra e tërmetit ka qenë 3 km nga fshati Miras dhe 11 km nga qyteti i Korçës me një thellësi 25 km. Të dhënat e para flasin për dëme materiale, sidomos në banesat e goditura nga tërmeti I qershorit në këtë rajon. Lëkundjet e forta kanë shkaktuar gjithashtu panik tek banorët e Korçës, të cilët menjëherë kanë braktisur shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë.  Përveç qarkut Korcë, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Tiranë, Elbasan, Gjirokastër si dhe në shtetet fqinjë, Maqedoni e Veriut e Greqi.  Sipas Institutit të  Gjeoshkencave, dy ditët e fundit në qarkun e Korçës janë regjistruar edhe 6 tërmete të tjera me magnitua më të vogla.