Reforma Zgjedhore, zbardhen propozimet e PD

ShijakTV
Opozita e bashkuar mori pjesë sot në tryezën e OSBE-së për Reformën Zgjedhore. Partia Demokratike e përfaqësuar nga Sekretari për Zgjedhjet, Ivi Kaso ka paraqitur 16 propozime në lidhje me financimin e partive dhe fushatës dhe ulja e kostove të politikëbërjes. Opozita e bashkuar është e  përkushtuar për: – Integrimin, përmirësimin dhe thjeshtimin e kornizës ligjore për financimin e partive dhe fushatës zgjedhore me qëllim garantimin e financimit të ligjshëm, të mjaftueshëm dhe transparent. – Rishikimin e kuadrit ligjor ekzistues për të siguruar barazi sipas standardeve ndërkombëtare, mekanizma rigoroz dhe efikase kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve. Për këtë qellim jemi të gatshëm të bëjmë: – Ndërhyrje ligjore që sigurojnë që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financimeve private nga burime të dyshimta. Paralelisht me këtë, propozohet kriminalizimi i financimeve private. – Reduktim/ integrim të kornizës ligjore aktuale, në një ligj të vetëm, të posaçëm me qëllim sigurimin e  uniformitetit të trajtimit në periudhë zgjedhore dhe jozgjedhore , dhe efikasitetit të mbikëqyrjes dhe verifikimit. – Përcaktimin e rregullave për raportimin e shpenzimeve dhe burimeve të financimit,  në fushata zgjedhore, jo vetëm nga partitë politike por edhe

Ç’po ndodh? Pas takimit me Metën, ja kush i shkon në zyrë Bashës

ShijakTV
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur në një takim ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. Ky takim vjen fill pas takimit që kreu i opozitës së bashku me aleatët e tij mbajti me Presidentin Ilir Meta. Ndërkohë pak më parë, kryedemokrati dhA një prononcim për mediat, ku deklaroi se janë njohur me fakte troNditëse që faktojnë implikimin e qeverisë në kapjen e drejtësisë. Ai u shpreh se opozita është gati për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore në një ditë. Në fillim të dhjetorit, opozita do të finalizojë strategjinë e saj për Reformën Zgjedhore, deklaroi kryedemokrati ndër të tjera.

“U njohëm me prova tronditëse”, Basha pas takimit me Metën: Javën e ardhshme do…

ShijakTV
Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me presidentin Meta këtë të martë, në një prononcim për mediet tha se ishte njohur me provat tronditëse që faktojnë se me këtë qeveri Reforma në Drejtësi është e rrezikuar. Basha tha se Rama prej tre muajsh po refuzon dialogun ndërsa ngriti alarmin se po rrezikohet drejtesia pasi vendi ndodhet pranë një grushti Kushtetues. “Në takimin me presidentin Meta u njohëm me provat tronditëse të asaj që e kemi ditur dhe thënë më përpara, atë të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit të vendit në procesin e Reformës Zgjedhore dhe konkretisht në procesin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.”, tha Basha. Ai u shpreh se opozita është gati për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore në një ditë. Në fillim të dhjetorit, opozita do të finalizojë strategjinë e saj për Reformën Zgjedhore, deklaroi kryedemokrati ndër të tjera. “Javën e ardhshme do të konkretizojmë dokumentin strategjik me amendamentet për ndërhyrjet në këto ligje, propozimin e plotë për reformën zgjedhore. Nga ana tjetër kemi pasur sabotim të reformës zgjedhore. Propozimet do të jenë gati jo më vonë se fillimi i dhjetorit. Nuk ka alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe

E fundit/ Ardian Dvorani në Prokurori

ShijakTV
Një ditë më parë, Avokati i Popullit publikoi raportin për veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku  sqaron me detaje se si u vonua procesi i ngritjes së këtij institucioni deri kur në krye të tij erdhi Ardian Dvorani, i vënë nën shënjestrën e opozitës dhe presidencës. Por pavarësisht se ligji dhe Kushtetuta e parashikojnë Avokatin e Popullit si një organ mbikëqyrës të KED, që prej hartimit të rregulloreve e në vazhdim, ky institucion tentoi të shmangë transparencën. “Më konkretisht, KED ka miratuar një rregullore në të cilën prezanton konceptin e dhomës së këshillimit në mbledhjet e këtij organi administrativ, gjë e cila jo vetëm nuk është e parashikuar në ligj, por edhe nëse do i referoheshim teorisë të së drejtës, është një koncept i përdorur në procedurat gjyqësore dhe jo në ato administrative. Kështu, sipas pikës 41 të Vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nr.4 datë 11.03.2019 “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, është vendosur që: “Bisedimet e çështjes, si dhe votimi i vendimit, bëhen vetëm me praninë e anëtarëve të Këshillit”. Duke vlerësuar një parashikim të tillë në kundërshtim me kompetencat që Kushtetuta

E fundit/ Çfarë u vendos në takimin 90 minutësh mes Metës dhe opozitës?

ShijakTV
Ka përfunduar takimi mes Presidentit Meta, Lulzim Bashës dhe kryetarët e Partive të vogla opozitare. Takimi nisi në orën 09:00 në selinë e presidencës, pas një letre që Meta u drejtoi partive të opozitës, dhe u mbajt për  situatën e rëndë politike dhe krizën në Gjykatën Kushtetuese.Pasi dolën nga takimi, krerët e partive aleate të PD-së, nuk dhanë asnjë detaj në lidhje me atë që është biseduar. ‘Do të ketë një deklaratë zyrtare nga presidenca dhe nga kreu i PD-së Lulzim Basha’, tha Dashamir Shehi për mediat që prisnin jashtë presidencës. Tri ditë me parë, Presidenti Meta iu drejtua me një ftesë krerëv të partive opozitare jashtë parlamentit ku i ftonte në një takim urgjent lidhur me krizën politike në vend.“Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt” thuhej në ftesën që Meta u dërgoi krerëve të partive të opozitës së bashkuar.

Rrjeti 5G në Shqipëri, NATO dhe SHBA në alarm

ShijakTV
SHBA kërkon nga Shqipëria që të ketë kujdes në dhënien e së drejtës për azhornimin e rrjetit 5G. Gjenerali, James Jomes, dhe e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, evidentuan dje faktin se lënia në dorë e Kinës do të jetë një kartë më shumë në dorën e vendit të Lindjes. Ndaj ata apeluan që kjo çështje të trajtohet me kujdes dhe në bashkëpunim me partnerët. Në këndvështrimin e PR, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë direkt në debatin për ndërtimin e rrjetit 5G në Shqipëri, duke apeluar vendin anëtar të NATO-s të tregohet i kujdesshëm. Në konferencën me temë “Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë”, apeli erdhi direkt nga gjenerali amerikan, James Jomes, i cili tha se është në dorë të Shqipërisë për të vendosur se kujt do ia besojë këtë projekt, duke evidentuar faktin se Kina ka qëllimet e saj strategjike.   “Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për të azhornuar rrjetet e saj në 5G vitin e ardhshëm është e detyrueshme që liderët e saj të vendosin se kujt do ti besojnë. Shqipëria duhet të mbetet një anëtare aktive dhe e angazhuar e NATO-s. Shqipëria duhet të jetë e sigurt të bashkohet me 5G me ata që

Takimi mes opozitës dhe Presidentit, ja çfarë diskutohet

ShijakTV
Aleatët e PD-së kanë mbërritur të parët në Presidencë mëngjesin e sotëm. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka preferuar të shkojë vetë duke dërguar ish-kryetarin e grupit parlamentar, Petrin Vasilin. Gjithashtu shkallët e Presidencës i kanë ngjitur kreu i PAA, Agron Duka, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Mesila Doda nga PDIU dhe Arjan Madhi nga PR-ja. Takimi është thirrur nga Meta lidhur me ngërçin me Gjykatën Kushtetuese. Para takimit të sotëm, mbrëmjen e djeshme Basha mësohet se ka zhvilluar një takim me aleatët. Pas opozitës, Meta ka planifikuar edhe disa takime mes të tjerash me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë e pavarur, jo fitimprurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish- ambasadorësh, president i të cilit është Besnik Mustafaj, ish-ambasadorv i Shqipërisë në Francë dhe ministër i Jashtëm në qeverinë “Berisha”.

“Betimi i Vorpsit, akti i mirëmenduar”, avokati i njohur jep detaje të reja: Ja shkeljet e Dvoranit për krijimin e KED

ShijakTV
Juristi i njohur Jordan Daci ka komentuar veprimin e gjyqtares Arta Vorpsi, duke u betuar në një noteri si anëtare në Gjykatën Kushtetuese.Veprimin e Vorpsit e konsideroi si një akt të mirëmenduar për të krijuar një situatë më të rëndë të krizës dhe për të kapur Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shtoi “Të bësh betimin tek noteri është të marrësh Kushtetutën e ta shkelësh me këmbë.” Shkaktarët e kësaj krize duan që kjo të thellohet më shumë, tha ai, për të mbuluar probleme të caktuara, një strategji e mirënjohur e mazhorancës aktuale. “Akti që bëri zonja në fjalë ishte një akt që është thjesht i pamimagjinueshëm veprim për të shkaktuar krizën që u shkaktua dhe për të krijuar situatë akoma të rënda dhe përplasjes.”, deklaroi ai. Ky veprim deklaroi ai përveçse është i pavlefshëm, bën që Vorpsit t’i deligjitimohet mundësia e një zgjedhje të ardhshme të rregullt.  Marsida Xhaferllari, anëtarja e dekretuar nga Presidenti për këtë post po mbron “Kushtetueshmërinë, dhe jo mandatin e saj.”, deklaroi ai. Ai u shpreh se KED që kur është krijuar ka qenë në kundërshtim të hapur me ligjin, pasi kreu i saj, Ardian Dvorani nuk është magjistrat, dhe prania e tij është e paligjshme. “Ndaj Dvoranit

PD: AMA rrëzoi ligjin e Ramës për të censuruar median online

ShijakTV
Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas rrëzimit të projektligjit të qeverisë së Ramës për median nga Autoriteti i Medias Audiovizive. Në një reagim në facebook, teksa vlerësoi qëndrimin e 3 anëtarëve të AMA-s, Vokshi thekson se projekligji parashikon gjoba dhe mbylljen e portaleve që kritikojnë kreun e qeverisë, ndërsa bën me dije se PD do anulojë menjëherë të gjitha ligjet që shtypin lirinë e medias. Vokshi shton se dy projektligjet në fjalë janë antikushtetuese, rrezik për lirinë e medias, lirinë e shtypit dhe cënim i demokracisë. Projekligjet janë kundërshtuar me forcë nga komuniteti i medias dhe dhjetëra organizata e institucione ndërkombëtare, theksoi Vokshi, ndërsa shton se shtypja e të drejtave të gazetarëve ka ndikuar edhe në vendimin për negociatat. “Censurimi me ligj i medias online, është pushteti i fundit që kërkon të marrë Edi Rama. Është koha të mbrohet shtylla e fundit e demokracisë në Shqipëri!Është koha të gjithë të reagojnë për të ndalur Kryeministrin që ka kapur të gjitha pushtetet. Sapo të ketë besimin e qytetarëve për të qeverisur, Partia Demokratike do të anullojë menjëherë ligjet që shtypin lirinë e medias. Reagimi i plote: Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) rrëzon ligjin e Ramës për censurën e medias online

Ambasada Amerikane bën paralajmërimin e fortë për rrjetin 5G

ShijakTV
Lidhur me rrjetin 5G që Rama promovoi disa javë më parë, ka ardhur reagimi i dytë nga ambasada amerikane. E ngarkuara me punë e ambasadës Leyla Moses-Ones, thotë se siguria nuk mund të shitet, ndërsa shton se Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO-s, duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit. “Kur flitet për infrastrukturën 5G dhe atë kibernetike kritike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende aleate të NATO-s siç është Shqipëria, ne nuk mund të jemi më të qartë: siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet. Është jetike të merret në shqyrtim nëse furnizuesit i nënshtrohet kontrollit nga një qeveri e huaj pa një shqyrtim gjyqësor të pavarur, nëse respektohen të drejtat e pronësisë intelektuale, dhe çfarë të kaluare kanë palët shitëse në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës. Në këtë këndvështrim, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO-s duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ato të besueshme… Liria nuk vjen falas dhe liria nuk është në shitje”, theksoi Moses-Ones. Kjo deklaratë u bë gjatë një takimi mbi sfidat e sigurisë, mbajtur në