‘Sekuestrojini menjëherë, mund të manipulohen’, Meta flet për regjistrimet në mbledhjet e KED

ShijakTV
Presidenti Meta në materialin prej 38 faqesh që ka depozituar në Prokurori, ndërsa ka renditur të gjitha shkeljet e Kreut të KED-së, Ardian Dvorani, kërkon që organi i akuzës të sekuestrojë kopje të regjistrimeve nga sistemi i regjistrimit audio për të gjitha mbledhjet e këtij Këshilli, pasi sipas tij do të zbulohen fakte e të dhëna shtesë përtej atyre të parashtruara në këtë kallëzim. Gjithashtu, Presidenti thekson se organi i akuzës duhet të përfshijë në listat e personave që mund të japin të dhëna të vlefshme për hetimin, kandidatët që kanë marrë pjesë në garë për këto 4 vakanca, anëtarët e KED, Këshilltarët dhe Sekretarinë pranë Gjykatës së Lartë që kanë shërbyer si ndihmësa dhe sekretar për çdo relator dhe KED-në, si dhe të gjithë të pranishmit në mbledhje në mënyrë që të zbardhet më mirë e gjithë veprimtaria kriminale e shtetasit Ardian Dvorani, apo të dhëna shtesë që mund të evidentojnë vepra të tjera penale që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Në padinë e depozituar, Presidenti bën me dije se dërgimi njëkohësisht i dy listave nga i akuzuari Ardian Dvorani për kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese pranë Presidencës dhe dërgimi njëkohësisht i dy listave për kandidaturat

Zbardhet padia e plotë e Presidentit Meta ndaj Ardian Dvoranit

ShijakTV
Presidenti Ilir Meta dorëzoi pak më parë në Prokurorinë e Përgjithshme, në Krimet e Rënda dhe në atë të Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal ndaj Ardian Dvoranit, Kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Materiali përbëhet prej 38 faqesh dhe në të argumentohet juridikisht në mënyrë të detajuar çdo shkelje e bërë nga kreu i KED-së. Presidenti e akuzon Dvoranin për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore. Më poshtë kallëzimi penal i plotë: Të nderuar zonja/zotërinj Prokurorë, HYRJE: Presidenti i Republikës në cilësinë e Kreut të Shtetit, ashtu dhe në cilësinë e organit të emërtesës sipas Kushtetutës, ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, si dhe ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ka ndjekur në vijimësi dhe me shumë shqetësim prej mëse dy vjetësh procesin e funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe ecurinë e procedurave për verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Presidenti në vijimësi ka bërë thirrje përkundrejt të gjitha institucioneve të përfshira në proces, me qëllim respektimin e Kushtetutës dhe ligjit në mënyrë që të gjitha procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të

“Mini Shengeni Ballkanik”, eksperti gjerman: Rama nuk po mbron interesat e Kosovës

ShijakTV
Minishengeni Ballkanik, nisma e kreut të qeverisë, të cilin ky i fundit e trumbetoi si një iniciativë ekonomike për rajonin, është vetëm në interes të Ramës, i cili nuk mund të luajë rolin e mbrojtësit të interesave të Kosovës, për aq kohë sa mbështet idenë e korrigjimit të kufinjve. Ky është konstatimi i ekspertit gjerman për çështjet e Ballkanit, Bodo Weber. Në një analizë për zhvillimet në Ballkan, për gazeten Ekspress, ai thotë se lëvizjet e fundit të kryeministrit të Shqipërisë vijnë pasi ai ka nevojë për ringritje politike pas bllokimit të dëmshëm për vendit, të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Për fat të keq, Rama me lobimin që ia bëri marrëveshjes për shkëmbim të territoreve në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë gjatë dy vjetëve të fundit, për fat të keq e ka dëmtuar imazhin e tij si një ndërmjetës i sinqertë dhe mbrojtës i interesave të Kosovës”, tha ai. Weber thekson se është në dorën e autoriteteve të Kosovës nëse do të vendosin që të marrin pjesë apo jo në iniciativën për krijimin e një minishengeni ballkanik, megjithatë ndërlidhur me këtë ai shtron disa pyetje për tre ideatorët e kësaj nisme, duke filluar me Beogradin. “Por të paktën

Meta firmos kallëzimin për Dvoranin: Mundësi historike për drejtësinë

ShijakTV
Ashtu siç e kishte bërë me dije, Kreu i Shtetit Ilir Meta ka dorëzuar kallëzimin penal ndaj Kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.  Kallëzimi penal do të bëhet në 3 shkallët e prokurorisë. Presidenca bën me dije se padia ndaj zyrtarit të lartë të drejtësisë do të bëhet te Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Përgjithshme dhe te Krimet e Rënda. Ndërkohë në një reagim në facebook, Presidenti shkruan: Të dashur qytetarë! Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani. Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj. Kujtojmë që Presidenti e akuzon kreun e KED për dy vepra penale: për shpërdorim detyre dhe për përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore.  

E fundit/ Borchardt ikën nga Shqipëria

ShijakTV
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchard është larguar  mesditën e sotme nga Tirana. Siç e shihni dhe nga fotot ai shfaqet në aeroportin e Rinasit, për të marrë avionin. Një ditë më parë, kreu i Shtetit, Ilir Meta ka shpallur “non grata” Ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt. Sipas presidentit, Borchardt nuk është më i mirëpritur në Presidencë, për dy arsye. E para, sepse drejtuesi i zyrës së OSBE në Shqipëri, vuri në diskutim, Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. Dhe arsyeja e dytë, sepse fyeu publikisht qytetarët shqiptar me gjeste të pahijshme. Dokumenti ku Meta i drejtohet Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, Zyrës së Presencës së OSBE në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të MEPJ në Tiranë është bërë publik nga mediet.  Më herët ka qenë kryedemokrati Basha, ai që refuzoi publikisht  t’i jepte dorën ambasadorit Borchardt, pas një takimi të zhvilluar në selinë e PD-së, me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së në Vjenë, ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Prezencës. Qëndrim ky që u pasua dhe mori formë zyrtare nga Presidenti i Republikës.  

Rama shpërblen drejtuesen e Vettingut/ Bungo, VKM për pensionin më të lartë shtetëror

ShijakTV
Ajo i bën Vettingun të tjerëve, kontrollon cdo monedhë të njerzve të drejtësisë, por paratë e saj dhe të familjes vetëm janë shumëfishuar nga kryeminsitri Rama. Bëhet fjala për Gerta Bungo, drejtuesen e Vettingut.Shijak Televizion rikthen dokumentin e  vitit 2014, ku dallohet se kryeminsistri Rama i ka dhënë një pension special, babait të Genta Bungos, kryetares së  Komisionit të pavarur të Kualifikimit.   Ndërkohë më herët mediat kanë publikuar të ardhurat e familjes së  Bungos e cila rezulton të ketë një llogari bankare me vlerën 10 mln lekë të reja. Në dokumente zyrtare ajo ka thënë se e ka kriijuar këtë shumë nga të ardhurat nder vite. Në viin 2013, Genta Bungo ka ngritur zyrën përmbarimore, me  ortakëri, me 50 % të kapitalit. Në vitin 2017 ajo dha dorëheqjen si administratore dhe shiti pjesën e saj pasi u zgjodh nga parlamenti në postin ekomsionerës në postin e Pavarur të Kualifikimit.

Takimi i Zagrebit, Sekretari i Përgjithshëm i PPE: Keqqeverisja e korrupsioni bllokuan negociatat

ShijakTV
Ditën e sotme po mbahet takimi i Këshillit të Studentëve europianë demokratë në Zagreb të Kroacisë, ku pjesëmarrës nga Shqipëria ishte dhe përfaqësuesi i FRPD-së, Galuk Olldashi. I ftuar në këtë takim ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së, Antonio Lopez Insturiz. Lidhur me refuzimin e negociatave dhe ndihmën që ndihmën që PPE mund t’i japë vendit për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Lopez Insturiz vuri theksin tek krimi i organizuar e korrupsioni si dhe në rolin e presidentit Macron, ndërsa vlerësoi edhe përpjekjet e Partisë Demokratike për të çliruar vendin nga keqqeverisja e qeverisë aktuale në vend, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Duhet të kemi kujdes nga Macron, dhe nga ata që janë mbrapa Macronit. Vlerësoj përpjekjet e PD-së, kundër qeverisë, e cila ka dështuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. “, deklaroi ai.    

Presidenti Meta firmos dekretin, liron nga detyra ambasadorin

ShijakTV
Presidenti i vendit Ilir Meta, ka firmosur dekretin për të shkarkuar nga detyra ambasadorin shqiptar në Turqi, Gent Gazheli, i cili dështoi t’i vinte në ndihmë 11-vjeçarit Alvin Berisha, pasi kishte mbetur në një kamp në Siri. “Zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë.”, deklaron Presidenti. Gazheli është shkaktuar nga detyra nga qeveria pas refuzimit të tij për të nxjerrë nga kampet siriane 11 vjeçarin shqiptar Alvin Berisha. Diplomati iu kishte premtuar gazetarëve italianë të “Le Iene” se do t’i ndihmonte ata që të rikthenin në Itali pranë të atit Alvinin, por që më pas nuk iu është përgjigjur telefonatave të gazetarëve.

“Ndal puçit kushtetues”, zbardhet vendimi i rëndësishëm i Metës pas takimit me Bashën

ShijakTV
Presidenti mbështet qëndrimin e opozitës për zgjedhje të parakohshme. Kreu i Shtetit zhvilloi sot paradite një takim me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar, drejtuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kreu i Shtetit, i njohu të gjithë pjesëmarrësit në takim me situatën dramatike të sundimit të ligjit, dhe veçanërisht me zbatimin e njëanshëm antikushtetues të Reformës në Drejtësi. Manipulimi i procesit të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke synuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese përmes rrëmbimit të të drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës për të bërë emërimet e tij, është skandali më flagrant i Reformës në Drejtësi dhe shkeljes së Kushtetutës. Presidenti theksoi se nuk do të lejojë askënd të neutralizojë kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit, dhe se do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues. Meta përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione. Në takim morën pjesë, Lulzim Basha, Petrit Vasili si perfaqesues I LSI, kreu

Meta dorëzon sot padinë ndaj Ardian Dvoranit

ShijakTV
Presidenti Ilir Meta do të dorëzojë në orën 14:30 në Prokurori kallëzimin penal ndaj Ardian Dvoranit, Kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, dhe përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore. Presidenti bëri me dije se do të dorëzojë një kallëzim penal ndaj Dvoranit të premten në një konferencë për shtyp, i cili e akuzoi atë se në kundërshtim me statusin, “bën lojëra të tilla që të vendosë në pozitë kreun e Shtetit që të shkelë Kushtetutën me pahir”. Meta tha se Dvorani kishte kryer një akt mafioz duke shkaktuar një gjendje antikushtetuese në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa Prokurorisë i kërkoi të hetojë të gjithë personat e përfshirë. Në mungesë të hetimit nga ana e prokurorisë, Kreu i Shtetit paralajmëroi se do të kërkonte hetim ndërkombëtar. “Përndryshe do të ketë hetim ndërkombëtar dhe ndëshkim ndërkombëtar për këtë çështje. Sepse ka dy vjet që është sabotuar qëllimisht funksionimi i KED 2017-2018 për të ardhur këtu ky person i besuar i partisë të bëjë të gjithë këto veprime dhe manipulime kaq të qarta që do të sqarohen dhe më tej në ditët e ardhshme.”, deklaroi Presidenti. Ardian Dvorani, Kryetari i Këshillit të