Kosova brenda Serbisë, një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë!

ShijakTV
Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar për publikimin e hartës nga kryeministri Rama, ku Kosova përfshihej brenda kufijve serbe. Në një reagim në facebook, Luan Rama shprehet se ky nuk është një lapsus nga ana e kryeministrit, por një postim provokativ dhe fyes jo vetëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, po për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë dhe punojnë “Nuk është një lapsus. Nuk është as ndonjë gabim prej pakujdesisë, publikimi në faqen e profilit të Edi Ramës në fb i hartës së “investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug”, siç shkruan ai vetë, ku ndër shtetet që ndajnë kufi me Shqipërinë, mungon Kosova, e cila është vendosur brenda kufijëve të Serbisë. Nuk është as ndonjë lajthitje e rastit, po të kemi parasysh se me sa vëmendje e përkujdesje e kuron gjithë performancën e vet mediatike Kryeministri i Shqipërisë. Eshtë një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë, jo vetëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, po për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë dhe punojnë!”, shkruan ai. Ky skandal u shoqëruar me një sërë reagimesh në Tiranë dhe Prishtinë. Historiani i njohur

‘Non grata’ për Borchardt, reagon zyra e OSBE-së në Vjenë

ShijakTV
Zyra e OSBE-së në Vjenë ka deklaruar se po i kushton vëmendje notës verbale të presidentit Meta pas shpalljes ‘non grata’ të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt. Kreu i Shtetit e shpalli të padëshiruar në Presidencë ambasadorin për dy arsye. Në letrën drejtuar Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, Zyrës së Presencës së OSBE në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të MEPJ në Tiranë, Meta argumentonte se drejtuesi i zyrës së OSBE në Shqipëri, vuri në diskutim, Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019, dhe arsyeja tjetër e këtij vendimi ishte fyerja e Borchardt e qytetarëve shqiptarë, duke u treguar atyre gishtin e mesit. Edhe kreu opozitar, Lulzim Basha refuzoi publikisht  t’i jepte dorën ambasadorit Borchardt, pas një takimi të zhvilluar në selinë e PD-së, me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së në Vjenë.

Përfshiu Kosovën brenda Serbisë, historiani i njohur: Rama të shpallet ‘non grata’ në Kosovë

ShijakTV
Kryeministri shqiptar mëngjesin e sotëm postoi një hartë të Ballkanit por ajo që u vu re ishte se në hartën e zgjedhur shihej se kufijtë e Kosovës ishin të shkrirë brenda atyre serbe. Ky skandal, ka shkaktuar reagime të shumta në Tiranë dhe Prishtinë. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i zyrtarit të LDK-së, Arben Gashi, teksa i drejtohet kryeministrit se ku është Kosova. “I pa dashtun kryeministër, ku është Kosova??”, është shprehur ai. Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka konsideruar këtë, një akt flagrant të tradhtisë kombëtare. “Zografi bis ne nje akt flagrant te tradhetise kombetare fshin Kosoven si shtet i pavarur dhe e paraqet ate si territor te Serbise!”, shkruan Berisha. Historiani Jusuf Buxhovi në një prononcim për Gazetën Express lidhur me këtë çështje është shprehur se kjo nuk është asgjë e re, duke patur parasysh kursin e qeverisë Rama vitet e fundit në raport me Kosovën, ku bie në sy përpjekja që të bëjë pazare me Serbinë në dëm të saj. Me këtë veprim të kryeministrit shqiptar, Buxhovi tha se nuk duhet të përjashtohet mundësia që Edi Rama të shpallet “ non grata” në Kosovë. “Përpjekjet e Ramës u panë gjatë vitit të fundit, me ç’rast, i ashtuquajturi “pajtim

Propozimi francez/ 4 parimet dhe 7 fazat e negocimit

ShijakTV
Projekti francez mbështet në 4 parime: ⦁ Negocimi do të kryhej në 7 faza… ⦁ Kritere të qarta për të kaluar nga njëra fazë në tjetrën.. ⦁ Përfitime të prekshme për cdo fazë.. ⦁ Kthyeshmëria e procesit. *** Parimi i parë ka të bëjë me “ndarjen” e procesit të negocimit në 7 faza negocimi, në vend të 35 kapitujve: Faza e pare. Në kët fazë të negociatave do të cështjet që kanë të bëjnë me shtetin ligjor apo sundimin e ligjit, të drejtat themelore, drejtësinë dhe sigurinë. Cështjet e kësaj faze do të trajtoheshin gjatë të gjithë negociatave, pra edhe gjatë të gjithë fazave të tjera. Faze e dytë. Në këtë fazë do të përfshiheshin arsimi, rinia, kultura, telekomunikacioni, energjia dhe mjedisi. Faza e tretë. Kjo fazë do të përfshinte punësimin, politikën sociale dhe konkurrencën. Faza e katërt. Në këtë fazë do të përfshiheshin cështjet ekonomike e financiare. Faze e pestë. Kjo fazë do të përshinte negociatat për tregun e brendshëm dhe bujqësinë Faza e gjashtë. Në këtë fazë do të trajtoheshin cështjet e jashtme. Faze e shtatë. Në këtë fazë të fundit do të trajtoheshin të gjithë cështjet e mbetura dhe të gjitha ato që përfshihen aktualisht në Kapitullin

Meta takohet me ish-Presidentin Rexhep Meidani, zbardhen diskutimet

ShijakTV
Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim ish-presidentin Rexhep Mejdani. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kreu i Shtetit, i cili në një reagim në facebook shprehet se temë diskutimi ka qenë kriza politike dhe institucionale që po kalon vendi. “Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale.”, shprehet Meta. Kujtojmë që Kreu i Shtetit mbajti një takim paraditen e sotme dhe me krerët e opozitës së bashkuar. Presidenti përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të opozitës për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.

Lëvizja Vetëvendosje marshim për Bashkim Kombëtar, rendit kërkesat për unitet

ShijakTV
Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka lajmëruar se do të organizojë një marshim për Festën e 28 Nëntorit, i cili do të fillojë në orën 12:00. Bashkimi i tregut me Kosovën, jo mini-Schengen që na fut në sferën e Serbisë; tregu i unifikuar energjetik Shqipëri-Kosovë, jo importi me çmime të shtrenjta; respektimi i të drejtës për arsim, e jo nëpërkëmbje e studentëve dhe degradimi i sistemit; heqja e taksës në rrugën e kombit, jo pasurimi i oligarkisë; politika të përbashkëta për zhvillim, jo thellimi i pabarazisë me PPP; jo përjashtimi por përfshirje dhe të drejta për diasporën janë disa nga kërkesat që Lëvizja Vetëvendosje rendit për tu bashkuar në këtë marshim. Reagimi i plotë i Vetëvendosjes: Kërkesa që na bashkojnë në marshimin e 28 Nëntorit – Bashkim i kauzave me hapa drejt integrimit kombëtar – 1. Bashkimi i tregut me Kosovën, jo mini-Schengen që na fut në sferën e Serbisë Prodhimi është punë dhe zhvillim. Prodhuesit tanë janë në vështirësi të mëdha, u duhet treg, u duhet mbrojtje. Bashkimi doganor i Shqipërisë me Kosovën, u jep treg e u jep mbrojtje. “Mini-Schengeni Shqipëri – Maqedoni e Veriut – Serbi” dhe zgjerimi i tij me vende të tjera i lë prodhuesit vendas

Video ekskluzive/ Zgjedhjet brenda PS, ja si u manipuluan votimet për delegatët

ShijakTV
Pak ditë më parë, Partia Socialiste zhvilloi zgjedhjet për delegatët e Kongresit sipas parimit një anëtar, një votë. Por ndonëse flitet për zgjedhje të lira e të ndershme, duket se kjo nuk ndodh as brenda Rilindjes, ku duket qartë se procesi është deformuar. Shijak Televizion ka siguruar disa video, ku shihet se si kryetarja e degës të njësisë në 5 në Tiranë ka manipuluar me votimet, duke plotësuar vetë fletët e votimit. Ndërkohë, pak ditë më parë edhe ish-kryeministri Sali Berisha publikoi mesazhin e një qytetari, që theksonte se në këtë njësi kanë rezultuar më tepër vota se sa anëtarë. “Jam nje socialiste e thjeshte. Ne njesine nr.5 rezultatet e votimit te delegateve te PS ishin super te larta. Ka shume e me shume vota se antare,dhe flete votimi te marra ne dorzim.Keta po na fyejne edhe inteligjencen,ju lutem e postojeni edhe ne.”

Bariu antidrogë i Riformattos…

ShijakTV
Në dosjen e trafikut të drogës me avion në Divjakë, ku ngeci në rënë piloti Riformatto ka diçka shumë interesante.. Një banor i mërzitur me vizitat e përnatshme të mjetit që transportonte ngarkesat sepse në shumë raste i trembeshin delet dhe humbisnin nëpër pyll punon një rreng nga halli.. Ai lëviz piketat e vëna nga ustallarët dhe i vendos në rënë, jo në terren të fortë ku i kishin ortakët e trafikut. Riformatto nuk kishte dijeni për ndërrimin e shenjave dhe u ul mbi rërë ku ngeci dhe mbeti me rrotë të thyer…Pastaj u ndalua dhe më pas iku si turist.. Bariu ishte agjenti më i mirë antidrogë, po e bëri për delet jo për shtetin…

Gara për kreun e AMA-s/ Denoncimi i ish-deputetes: Ja kë ka projektuar si kryetar Rilindja

ShijakTV
Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar për garën e kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Në një reagim në facebook, Vokshi shprehet se si drejtues i AMA-s, është projektuar djali i Pirro Mishës, i cili la këtë detyrë pasi kryeministri e caktoi drejtor të Bibliotekës Kombëtare. Ndërsa thekson se kandidatët janë dy zëdhënësa ministrish, Vokshi shton me ironi se “Fatosat” e partisë janë gati për të marrë shpërblim dhe të bëjnë kamikazin për uzurpimin e tregut të medias audiovizive, për të penguar me çdo çmim fjalën e lirë dhe për të burgosur e sakatuar gazetarët. “Gara për kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive ka degjeneruar. Ai që Rilindja ka projektuar si kryetar është djali i babit që lëshoi karriken në AMA për t’u bërë drejtor pensionist në Bibliotekën Kombëtare. Tani vendin do e zërë i biri, duke vijuar besnikërinë dhe përuljen ndaj udhëheqjes. “, shprehet Vokshi. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: Dy kandidatët që paraqitën aplikimin në parlament për postin vacant të kryetarit të AMA ishin të dy zëdhënës ministrish. “Fatosat” e partisë janë gati për të marrë shpërblim dhe të bëjnë kamikazin për uzurpimin e tregut të medias audiovizive, për të penguar me çdo çmim fjalën e

Kallëzimi penal ndaj Dvoranit, vjen reagimi i selisë blu

ShijakTV
Partia Demokratike e ka konsideruar një akt të mbrojtjes të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese kallëzimin penal që Kreu i Shtetit bëri këtë të martë ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi shprehet se Dvorani me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese. “Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese. Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia. Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit.”, shprehet Bardhi. Në kallëzimin penal, Presidenti Meta i kërkoi kërkon Prokurorisë që të sekuestrojë kopje të regjistrimeve nga sistemi i