“Boll bëre teatër me lot fals”, ish-deputeti-Ramës: Banorët s’kanë vila si e jotja

ShijakTV
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama, pas deklaratës së këtij të fundit se “kur bie tërmet unë nuk lëviz nga krevati”. Në një kohë kur vendi ndodhet prej ditësh në një situatë të vështirë, Paloka thotë se në vend që Rama të ndihmojë qytetarët, ai zgjedh të bëjë arrogantin dhe trimin. Duke i kujtuar kryeministrit vilën në Surrel, Paloka shton me ironi se “edhe ne po te kishim vila betonarme si ty, “nuk do te leviznim nga krevati.” Sipas tij, skenat fallco me lot Rama duhet t’i kursejë, por të bëjë të paktën minimunin që kanë bërë të tjerët, duke u solidarizuar me banorët e prekur nga tërmeti. “Nuk flene rrugeve e neper makina nga qejfi shqiptaret, po sepse nuk kane “shtepi” si e jotja dhe nuk duan qe ato pamje te tmerrshme te nenave perqafuar me femijet nen rrenoja, ti shohin e perjetojne perseri.”, ka thënë ndër të tjera ai. Reagimi i plotë: I pafytyri! Ne vend qe tju jap zgjidhje apo te pakten ti qetesoje qytetaret qe jane ne hall e ne panik ( se per pergjegjesite e tjera as nuk behet fjale) , ben arrogantin dhe trimin…;” une nuk leviz as nga

Rama i lutet opozitës: Unë jam gati, është koha që…

ShijakTV
Tërmeti që goditi vendin mëngjesin e 26 Nëntorit, ka bërë që kryeministri Rama t’i kërkojë opozitës reale, të cilën prej shumë kohësh nuk e njihte si të tillë, që të ulen në tryezë për të diskutuar lidhur me situatën e rëndë që vendi ndodhet që prej mëngjesit të 26 Nëntorit. Në një reagim në tëitter, Rama fton Opozitën e Bashkuar dhe kreun e saj, Lulzim Basha për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete, pas shpalljes në vend të gjendjes së jashtëzakonshme. “U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete🙏Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike. @lulzimbasha_al është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë🤝Unë jam gati! Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët;një kohë me

Mbyllja e JOQ, ish-deputetja: Hakmarrje e Ramës, po përdor…

ShijakTV
Pas procedimit penal të dy administratorëve, kryeminstri Rama ka shkuar edhe më tej duke mbyllur portalin Jeta Osh Qef. Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi. Përmes një reagimi në facebook, Vokshi deklaron se Rama po përdor gjendjen e emergjencës për hakmarrje ndaj medieve kritike. “Edi Rama po e përdor fatkeqësinë kombëtare dhe gjendjen e emergjencës për hakmarrje ndaj mediave kritike. Portali Jeta Osh Qejf është njëri prej tyre, prandaj Edi Rama ka urdhëruar mbylljen e kësaj media online. Jeta Osh Qejf, prej vitesh është ndër portalet më të klikuara në Shqipëri. Në një format ndryshe, portali u bë i njohur për publikimin pa censurë të shqetësimit të qytetarëve, për denoncimin e keqqeverisjes, mungesës së shërbimeve nga institucionet shtetërore dhe korrupsionin e tyre, pavarësisht se kush qeveris vendin.“, thekson Vokshi. Mbyllja e këtij portali, është një hakmarrje personale e Ramës për shkak se kjo media online ka refuzuar teatrin e kryeministrit, deklaron Vokshi, ndërsa shton se portali ka raportuar me transparencë keqmenazhimin e situatës së ditëve të fundit nga qeveria, vjedhjen dhe abuzimin e fondeve ndaj të prekurve nga tërmeti. “Gjatë këtyre ditëve të fatkeqësë kombëtare, JoQ, ka qenë ndër portalet më aktive duke informuar në kohë

Durrësi në zi, të afërmit i japin lamtumirën 8 anëtarëve të familjes Lala

ShijakTV
Familja Lala e veshi këtë të shtunë Durrësi në zi. Kështu që do të mbahet 30 nëntori për të gjithë ata që përcollën për në banesën e fundit, 8 anëtarët e saj. Lotët dhe lulet ishin simboli i tragjedisë që ndoqi famikjen e cila u shua nën rrënojojat e lëkundjes që tronditi themelet e Shqipërisë mëngjesin e 26 nëntorit. Tetë aktmorte dolën nga Pallati i Kulturës në Durrës. Në heshtjen e kobshme që kaploi vendin, e vetmja gjë që buçiste ishte vaji i të afërmve, të cilët nuk kishin dashur ta pranojnë humbjen e tyre, deri në monentin kur mbajtën në krah, për herë të fundit, trupat e tyre të pajetë. I gjithë Durrësi, mori pjesë në Homazhet që u zhvilluan në Pallatin e Kulturës, për të nderuar Sadete Lalën, Ilir Lalën, Griselda Lala, Marjeta Lala, Emilio Lala, Amelia Lala dhe binjakët Dionis e Dionisa Lala. Të pranishëm në këtë ditë tragjedie, në ceremoninë e homazheve, ishin dhe Presidenti i vendit Ilir Meta, si dhe kreu i qeverisë Edi Rama. Megjithë dhimbjen që pllakosi paraditen e 30 nëntorit në Durrësin e goditur nga tërmeti, nga familja Lala kishte mbetur ende shprese. Një prej pjesëtarëve, 17 vjeçari Ramë Lala, arriti ti

Mbylli JOQ, Këshilli i Medias rrëzon Ramën: Mos u bëj si Erdogan, s’ke tagër ligjor të mbyllësh portale

ShijakTV
Pas mbylljes së portalit Jeta Osh Qef nga kryeministri Rama, ka reaguar dhe Këshilli shqiptar i medias. Në një reagim zyrtar, Këshilli ndërsa e ka konsideruar këtë një akt jashtëligjor, bën me dije se qeveria se nuk ka kuadër ligjor që nëpërmjet AKEP-it të mbyllë domaine të cilat nuk janë në pronësi të shtetit shqiptar. “KShM i kujton qeverisë që kërkesa është e jashtëligjëshme, sepse ky ligj i referohet vetëm TV-ve dhe Radiove, (liçensat e të cilëve i shpërndan qeveria dhe frekuencat ku ato transmetojnë janë pronë e qeverisë), dhe nuk përfshin hapësirën globale, publike, falas të botës online.”, thuhet në njoftim. Qeveria nuk mund të ndalojë qytetarët e as portalet të denoncojnë keq-menaxhimin e situatës (aty ku ka) dhe për më tepër, nuk mund të bllokojë një portal të tërë për një publikim të vetëm. “Rasti i JOQ reflekton qartë se çfarë do të ndodhë me mediat në të ardhmen nëse Qeveria kalon ligjin famëkeq të ashtuquajtur “kundër-shpifjes”. Qeveria ka të drejtën të dërgojë për ndjekje penale këdo që ka shkelur ligjet, qoftë dhe në kuadrin e gjendjhes së jashtëzakonshme, por, nuk mundet të mbyllë me anën e AKEP-it dhe instrumenteve të tjerë, pa një vendim gjyqësor, asnjë media.”,

E fundit/ Rritet bilanci tragjik nga tërmeti, shkon në 51 numri i viktimave

ShijakTV
Ka shkuar në 51 numri i personave që humbën jetën nga tërmeti i mëngjesit të 26 Nëntorit. Mësohet se ka humbur jetën Xhesika Biqiku, 20-vjeçe e cila ka humbur jetën në spitalin e Traumës, ku po merrte ndihmën mjekësore prej disa ditësh. 20-vjeçarja ndodhej në gjednje kome prej tre ditësh. Ajo u aksidentua në momentin kur po tentonte të largohej nga banesa pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4, kur i ra një tullë në kokë.  

Çfarë fshihet prapa emërimit të Çuçit të familjes, shef i gjendjes së jashtëzakonshme!

ShijakTV
Nga Sali Berisha Miq, dje Edi Rama emeroi drejtues te gjendjes se jashtezakonshme Bledi Çuçin, njeriun qe merite te vetme ka se eshte bashkjetuesi aktual i Delina Ficos, ish gruas se dyte te Edvinit, influente gjer sot tek ky i fundit sa per te emeruar Bledin minister ne qeverine e ish burrit te saj. Ne fakt, ne kabinet Bledi nuk eshte thjesht vetem minister por eshte minister intim apo i familjes ndaj dhe ai do te hyje dhe ne librin Guines sepse ne kundershtim flagrant me te gjitha ligjet e vendit per gjendjen e jashtzakonshme, dhe per here te pare ne historine e botes, nje minister bujqesie emerohet shef drejtues i komitetit te ngritur per menaxhimin e saj. Vetkuptohet emerimin e tij te jashtezakonshem Rama e beri ne kundershtim me ligjet per arsye personale te jashtezakonshme dhe ne nje kohe kur gjithe Tirana, Durresi dhe gjithe Shqiperia tregojne me gisht Ramen dhe Gjushin, sigurisht jo per termetin por per ndertimet kallpe qe mbajne firmat e tyre ne keto dy qytete. Keshtu qe Bledi, ministri i familjes u emerua ne menyren me paradoksale dhe te kundraligjshme shef i gjendjes se jashtezakonshme me detyre konkretisht: 1-Per te fshehur me çdo kusht gjurmet

50 viktima nga tërmeti, përfundojnë operacionet e kërkim shpëtimit

ShijakTV
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e operacionit të  kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Në 3 ditë nga rrënojat u nxorrën 50 viktima, 45 persona të mbijetuar, ndërsa numri i të lënduarëve është mbi 900. Sipas të dhënave zyrtare po bëhen saktësimet e fundit të gjeneraliteteve të viktimave përmes familjarëve të tyre për të dalë më pas me listën përfundimtare. Lidhur me kërkimet e fundit në Mira Mare Durrës ku dyshohej se kishte ende njerëz nën rrënoja nuk është gjetur asnjë trup. Pas kërkim shpëtimit në terren, ekspertë të huaj e vendas nisin punën për verifikimet e dëmeve më terren. Në operacion morën pjesë rreth 250 efektivë nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut, BE, Shtetet e Bashkuara te Amerikës etj.  

Përcillet në banesën e fundit familja Lala, Meta: S’ka fjalë ngushëllimi

ShijakTV
8 anëtarët e familjes Lala do të përcillen sot në varreza nga qindra familjarë dhe qytetarë. Homazhet po zhvillohen në pallatin e Kulturës në Durrës, ndërsa varrimi do të bëhet pas nderimeve të fundit. I pranishëm ka qenë dhe Presidenti Meta, i cili ka dhënë edhe një mesazh lamtumire për të afërmit e kësaj familje. Edhe për Presidentin Meta është e pamundur të gjenden fjalët e ngushëllimit, ndërsa shprehet se është detyrimi ynë për t’i qëndruar pranë familjarëve gjithmonë. “E pamundur të gjesh fjalë për të ngushëlluar familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të pangushëllueshme. Është detyrimi ynë për t’i qëndruar pranë atyre gjithmonë”, është shprehur Meta. Familja Lala ishte ndër më të prekurat nga tërmeti shkatërrues. Tetë anëtarë humbën jetën nën rrënoja. I vetmi që i shpëtoi është 17-vjeçari Ramë Lala.

Rama urdhëron mbylljen e “Jeta osh Qef”

ShijakTV
Pas procedimit penal të dy administratorëve, kryeminstri Rama ka shkuar edhe më tej duke mbyllur portalin Jeta Osh Qef. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka denoncuar këtë akt, teksa ka publikuar mesazhin e denoncuesit. Nga një verifikim i thjeshtë në web, rezulton se portali ‘Jeta osh Qef’ nuk është i aksesueshëm. Në zbatim këtij urdhëri primitiv, AKEP urdhëroi kompaninë e internetit që t’i ndërpresë internetin portalit, duke kushtëzuar fjalën e lirë, deklaron Berisha, ndërsa shton se Rama e ka rendiur vendin me Korenë e Kim Jong un dhe Iranin e Ajetullahve. “Kete urdher Xhelati i fjales se lire e dha pasi arrestoi gazetaret drejtues te ketij portali te mirenjohur informativ te pavarur. Ne zbatim te urdherit te ketij hakmarresi primitiv, AKEP ka urdheruar kompanine e internetit qe ti nderprese internetin dhe te ekzekutoje keshtu fjalen e lire, portalin JOQ duke renditur keshtu Shqiperine me Korene e Kim Jong un dhe Iranin e Ajetullahve.” Berisha u shpreh se ky është një akt kriminal hakmarrës i Ramës, ndërsa u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare të reagojnë lidhur me këtë gjest diktatorial. “Denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal hakmarres te Edvin Kristaq Xhelatit dhe kerkoj zhbllokimin urgjent te portalit