Meta firmos kallëzimin për Dvoranin: Mundësi historike për drejtësinë

Ashtu siç e kishte bërë me dije, Kreu i Shtetit Ilir Meta ka dorëzuar kallëzimin penal ndaj Kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.  Kallëzimi penal do të bëhet në 3 shkallët e prokurorisë. Presidenca bën me dije se padia ndaj zyrtarit të lartë të drejtësisë do të bëhet te Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Përgjithshme dhe te Krimet e Rënda.

Ndërkohë në një reagim në facebook, Presidenti shkruan:

Të dashur qytetarë! Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani. Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj.

Kujtojmë që Presidenti e akuzon kreun e KED për dy vepra penale: për shpërdorim detyre dhe për përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore.

 

Lini Nje Koment