“Kuvendi të shpallet i pavlefshëm’, deklarata e fortë e aktivistes: Duhet paditur, ja pse

Kuvendi duhet të shpallet i pavlefshëm, dhe opozita e bashkuar duhet ta padisë në Gjykatën Kushtetuese. Kështu shprehet aktivistja e njohur Adriana Kalaja.

Në një reagim në facebook, teksa ka publikuar nenin 64 pika 1 të Kushtetutës ku theksohet se Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, ajo shprehet se në kushtet kur kuvendi përbëhet nga 122 deputetë, shkelen rëndë përcaktimet kushtetuese në lidhje me votimin e thjeshtë i cili përfshin 50 % + 1 ose 71 deputetë dhe votimin e cilësuar me 3/5 ose 84 deputetë.

Reagimi i plotë:

Opozita e Bashkyar nën drejtimit te z. Lulzim Basha, DUHET t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një padi:

OBJEKTI: Shpalljen absolutisht te pavlefshëm të Kuvendit të Republikës sè Shqipërisë.

BAZA LIGJORE: Neni 64 i Kushtetutës.

Sipas Nenit 64 të Kushtetutës, Kuvendi i Shqipërise, përbëhet nga 140 deputetè.
Pra nuk DUHET të përbehet as nga 139 dhe as nga 141 deputetë.

Në kushtet kur kuvendi përbehet nga 122 deputetè, shkelen rëndë pèrcaktimet kushtetuese në lidhje me votimin e thjeshtë i cili perfshin 50 % + 1 ose 71 deputetë dhe votimin e cilësuar me 3/5 ose 84 deputetë.

Lini Nje Koment