Kurti takohet me Zaev, zbardhen diskutimet mes tyre

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka takuar ditën e sotme në Shkup kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Detajet e takimit i ka bërë të ditura vetë Kurti përmes një reagimi në facebook, ndërsa thekson se shoqërohej nga anëtarët e kryesisë së VV, Fitore Pacolli dhe Liburn Aliu.

Kurti deklaron se temë diskutimi ka qenë situata politike e vendeve, mundësitë për një bashkëpunim të ndërsjellët, raportet mes shteteve në Ballkan dhe integrimi europian.

“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian. Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen”. ka shkruar Kurti.

Lini Nje Koment