Kriza politike, Palmer: Të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR

I dërguari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, apeloi këtë të premte nga Samiti i Davos apeloi për dialog mes palëve për të zgjidhur krizën politike. Ai shtoi se është e rëndësishmë që themelet demokratike në Shqipëri, të jenë të forta, teksa u bëri thirrje aktorëve politikë që të arrijnë një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, e cila do të sillte zgjedhje të lira për vendin.

Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të forta, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar të ketë lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”, deklaroi Palmer.

Zyrtari i lartë amerikan, kërkoi që Këshilli Europian t’i rikthehet çështjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin Maj, në Samitin e Zagrebit, për të rritur konsensusin e duhur.

SHBA-të vazhdojnë të jenë të angazhuar në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor që ka qenë themeli për angazhimin amerikan në rajon për më shumë se 20 vite. Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë”, tha Palmer.

Kujtojmë që Këshilli i Europës një ditë më parë, deklaroi se çelsi për zgjidhjen e krizës politike është Reforma Zgjedhore dhe zgjedhjet e lira. Këto deklarata Palmer i bëri nga Davosi, ku mori pjesë në Forumin Botëror Ekonomik.

Lini Nje Koment