Kosova e Bosnje-Hercegovina pa viza, Kurti: Nuk mund ta trajtojmë Bosnjën si Serbinë

Kosova nuk mund t’i trajtojë boshnjakët, ashtu si serbët. Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, vlerëson se edhe edhe pse Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo e fundit nuk mund ta trajtojë këtë vend, në të njëjtën mënyrë si Serbinë.

“Unë nuk mund ta trajtoj Bosnjën njësoj si Serbinë, edhe pse Bosnja nuk e njeh Kosovën,” tha Kurti,gjatë një interviste televizive.

Madje Kurti paralajmëroi negociata për heqjen e vizave për qytetarët e BeH. Ai tha se menjëherë do të fillojë bisedimet me Sarajevën për lëvizjen e lirë, për të cilën tha se prek qytetarët dhe jo politikanët.

“Të gjithë në politikë gjejnë një mënyrë për të zgjidhur problemet e tyre, ndërsa qytetarët, për të cilët duhet të kujdesen këta politikanë, vuajnë nga politika. Prishtina dhe Sarajeva do të krijojnë një urë të re, e cila deri më tani nuk ka akzistuar, sepse mendoj se edhe boshnjakët në Kosovë, por edhe shqiptarët në Bosnjë, janë pjesë e një rajoni,” tha Kurti.

Ashtu si ndaj Serbisë, Qeveria e Kosovës prej një viti takson në masën 100% edhe mallrat që vijnë nga Bosnjë-Hervergovina, me argumentin se ky vend ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Lini Nje Koment