Kallëzimi ndaj Dvoranit, gazetari i njohur: Çështja do shndërrohet në një “Tahir të dytë”

Drejtori i informacionit në Shijak Televizion Basir Çollaku teksa komentoi situatën politike dhe institucionale në vend, deklaroi se hetimet ndaj kallëzimit penal kundrejt kreut të KED, Ardian Dvorani do të shndërrohen në një “Tahir i dytë, duke i zbehur provat.” Mënyra sesi mazhoranca është duke e kapur drejtësinë në çdo qelizë është e frikshme, deklaroi gazetari ndërsa shprehu shqetësimin se si Dvorani por edhe shumë aktorë të tjerë të drejtësisë janë bërë të paprekshëm.

“Kemi fenomenin Dvorani. Ky njeri është pjesë edhe e dënimeve të 90, po ky sot është një nga aktorët që do na lumturojë më drejtësinë. si mund të jetë ky njeri i të gjitha sistemeve janë mbaruar të gjithë në Shqipëri pa hile? Edhe në KLP dhe KED kemi një pjesë dërrmuese që vijnë nga sigurimi i shtetit, Dvorani dhe shokët e tij që vijnë nga e kaluara janë lajmëtarët e të ardhmes. Në këto kushte është e pandërprerë vazhdimësia e diktaturës për sa kohë edhe në pushtet politik edhe në të drejtësisë ka të njëjtët njerëz që vijnë nga e shkuara.”, deklaroi Çollaku.

Duke iu referuar materialeve që Presidenca ka theksuar se disponon të cilat vërtetojnë shkeljet e Dvoranit dhe kallëzimit penal që Kreu i Shtetit ka depozituar ndaj tij, Çollaku përmendi edhe mundësinë që hetimi të zgjerohet për implikime të tjera.

“Me padinë e Presidentit, duhet të përmendim faktin se Presidenti ka nisur hetimin e Reformës në Drejtësi, Prokuroria me këtë material duhet ta zgjerojë rrethin e hetimit, por edhe shumë veprime të tjera të këtyre institucioneve dhe çfarë ka ndodhur me këtë Reformë.”

Ndërsa komentoi rolin e ambasadorëve ndërkombëtarë në vend, sipas Çollakut ardhja e ambasadores së re të SHBA-së “shton sikletin tek mazhoranca por qartëson një lloj raporti me të vërtetën dhe të drejtën”.

Lini Nje Koment