Jo vetëm Dekriminalizim/ Vjedhja e re e Babanit 400 milionë lekë të vjetra

Nuk kanë të sosur telashet dhe paligjshmëritë në rrugëtimin e biznesit politik të Mark Babanit, kryebashkiakut të Vaut të Dejës, duke na sjellë serinë e tretë të Kajmakut të Rilindjes, me ca kilogramë dollarë më tepër. Fshehje të ardhurash, në shumën afro 400 milionë lekë të vjetra, duke bërë shkelje të hapur ligjit, duke konsumuar elementë të veprës penale, duke i hapur vetes një dosje të re, për të cilën, subjekte të ngjashme, në shuma më të vogla, tashmë janë të arrestuar.

Dhe nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël për të fshehur veten nga fshehja e të ardhurave. Mjafton të shohësh ekstratktet dhe publikimet në faqen zyrtare, QKB.gov.al, nga ku shihet dhe bashkëpunimi i organeve tatimore të Shkodrës, të cilët nuk kanë reaguar për një abuzim në shifra të tilla, shumë të mëdha. Kjo tregon përdorjen politike të institucioneve, që e trajtojnë kryebashkiakun e emëruar si të privilegjuar, dhe e lejojnë të vjedhë taksat, duke kryer hapur shpërdorim detyre institucioni i tatimeve.

Subjektet “Mare Adriatrik” shpk dhe “Babani Mg” sh.p.k, janë transferuar në pronësi të Gantian Babanit, vëllait të kryetarit të Bahkisë, pa paguar detyrimet fiskale, në masën 39,330,000‬ lekë të reja, shumë e cila ka përfunduar në xhepat e pushtetarit paligjshmërisht. Në pritje të përgjgijes italiane, e cila do ta largojë nga mandati, për fshehjen e të shkuarës, një fshehje e re po bëhet vepër penale për Babanin.

Po si ka ndodhur?

Bazuar në ligjin Dt. 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, kreu II neni 8, e ardhura e tatueshme, pika 1 germa f, citohet; “Të ardhura te realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit te shitjes dhe çmimit te blerjes se kuotave ose aksioneve, qe një ortak apo aksioner zotëron dhe ja shet një personi tjetër, bazuar dhe ne rregulloren Nr.24607 Prot. Dt. 24.10.2017 e Drejtorit te Përgjithshëm te Tatimeve “Për saktësimin e procedurave lidhur me vlerësimin tatimor te tatimit mbi të ardhurat personale për te ardhurat e padeklaruara dhe te patatuara te individëve”.

1.Ju bëjmë me dije që z. Mark Babani nuk ka paguar të ardhurat individuale, bazuar sa më sipër për shitjen e kuotave të subjektit “MARE ADRIATIK”Shpk me nr NIPT, K36924001T. Vihet re tek ekstrakti historik i publikuar tek ëeb Qkr.gov.al, me dt. 11.09.2019 me kontrate noteriale nr. 3065 rep. Nr 2131 Kol, i janë dhuruar z. Gentjan Babani nga Z. Mark Babani, kuota ne vlerën 166.000.000 lekë. Vihet re se për këtë transaksion z. Mark Babani nuk ka paguar tatimin që nga përllogaritjet rezultojnë (166.000.000 -100.000= 165.900.000 lekë x 15% ) në 24.885.000 lekë.

Bazuar në ligjin Nr 9920 , date 19.05.2008 “Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë“ (i ndryshuar), neni 117 “Dënimet për agjentët e mbajtjes se tatimit ne burim”, germa b, subjekti penalizohet me 50% të shumës së tatimit, shumë e barabartë me 12.442.500 lekë. Totali i detyrimit të papaguar është 37.327.500 lekë.

2.Gjithashtu për tjetër subjekt, z. Mark Babani nuk ka paguar të ardhurat individuale, bazuar sa më sipër për shitjen e kuotave të subjektit “Babani Mg” Shpk me NIPT L26331005A. Tek ekstrakti historik i publikuar tek ëeb Qkr.gov.al, me dt. 04.09.2019, me kontrate noteriale Nr. 3067, (Rep, Nr 2133Kol), i janë dhuruar z. Gentjan Babani nga Z. Mark Babani kuota 50% ne vlerën 13,900,000‬ lekë. Vihet re se për këtë transaksion, Mark Babani nuk ka paguar tatimin, që nga përllogaritjet (13,900,000‬ – 5.000.000 = 8,900,000‬‬lekë x 15% )rezultojnë = 1,335,000‬‬ lekë.

Bazuar në ligjin Nr 9920 , datë 19.05.2008 “Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë“ (i ndryshuar), neni 117 “Dënimet për agjentët e mbajtjes se tatimit ne burim”, germa b , subjekti penalizohet me 50% të shumës së tatimit, shume e barabarte me 667,500‬ lekë. Totali i detyrimit te papaguar për subjektin Babani MG është 2,002,500‬ lekë.

Sa më sipër, për dy subjektet, shtetasi Mark Babani në cilësinë e dhuruesit të kuotave të kapitalit, ka shmangur dhe fshehur detyrimet me qëllim, duke mos paguar detyrimet ndaj shtetit Shqiptar për subjektet Mare Adriatic dhe Babani MG në shumën 39,330,000‬ lekë të reja.

Gjithashtu bazuar në Kodin Penal neni 180 dhe 181 për “Fshehjen e të ardhurave” dhe “Mos pagimin e taksave dhe tatimeve”, parashikohet që” Fshehja e të ardhurave – “Fshehja apo shmangia nga pagimi e detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose informacioneve të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, apo kontributit, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se pesë milionë lekë, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se tetë milionë lekë, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet.”

Mos pagmi i taksave dhe tatimeve – “Mospagimi i taksave dhe tatimeve brenda afatit të caktuar, megjithë mundësinë e pagimit të tyre, nga personi ndaj të cilit janë marrë më parë masa administrative për këtë qëllim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”
Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër, duhet të zbatojë detyrat funksionale brenda afateve ligjore dhe të vërë para përgjegjësisë ligjore autorët e kryerjes së këtij akti.

Drejtoria e Hetimit Tatimor duhet të kallëzojë penalisht subjektin dhe autorin e kësaj skeme bazuar në nenin 180 dhe 181 të Kodit Penal, për vlerën 39,330,000‬ lekë të reja.

(Bashkangjitur dokumentacioni nga faqja zyrtare e QKB.gov.al)

Lini Nje Koment