Huawei pushton Ballkanin, Serbia bazë e kompanisë kineze për Europën Juglindore

Serbia po synon të bëhet bazë e kompanisë kineze e teknologjisë Huawei, për Evropën Juglindore. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka shfaqur hapur interesin për një bashkëpunim edhe më të ngushtë me liderin aziatik të teknologjisë. Ajo shprehu vlerësim për dy projektet që po zhvillon kompania kineze në Serbi, njërin me ministrinë e Punëve të Brendshme dhe tjetrin me Telekom Serbia.

Kryetarja e qeverisë serbe gjatë në një bisedë me Zëvendës Presidentin e Huawei, tha se Serbia ofron një pjesë të qendrës së të dhënave të destinuara për përdoruesit tregtarë, që po ndërton në Kragujevac, ndërkohë që Microsoft, Oracle dhe IBM janë gjithashtu të interesuar për një marrëveshje të tillë. Gjatë vizitës që po zhvillon në Kinë Brnabiq ka paralajmëruar se do të nënshkruajë edhe një memorandum mirëkuptimi me kompaninë Huaëei.

Prezenca në rritje e kompanisë kineze në Europë, e sidomos në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, nuk shihet aspak me sy të mirë nga partneri strategjik i rajonit, SHB, të cilat i kanë shpallur luftë Huaweit.  Uashingtoni dyshon që kjo kompani bashkëpunon me qeverinë kineze për të spiunuar, por Hauwei e ka mohuar këtë akuzë. Kur Gjermania vendosi ta linte Hauëein të merrte pjesë në ndërtimin e rrjetit të saj 5G, mori kritika deri në kërcënime nga SHB.

Pas kësaj Kancelarja Merkel këmbënguli për një marrëveshje me Huaëein që do të siguronte mos spiunimin në Gjermani. Por në bazë të Ligjeve Kineze të Sigurisë Kombëtare të vitit 2017, kompanitë janë të detyruara të “mbështesin punën e shërbimeve informative”. Ligji gjithashtu udhëzon qartë, moszbulimin e bashkëpunimit me shërbimet informative kineze.

Lini Nje Koment