Haradinaj shpall 28 Nëntorin ditë pushimi në Kosovë

Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë vendimin që 28 nëntori të shpallet ditë pushimi edhe për Republikën e Kosovës. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai, përmes një reagimi në facebook, teksa shprehet ky vendim është marrë bazuar në ligjin për Festat zyrtare, i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

“Duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, kam vendosur që 28 nëntorin – si Dita e Shqiptarëve – ta shpalli ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e trungut etnik shqiptar si dhe traditat e mira familjare e shoqërore”, ka thënë Haradinaj, përcjellë Klan Kosova.

“Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik”, është shprehur Haradinaj.

No photo description available.

Lini Nje Koment