Franca propozim BE-së/ Mospërmbushja e kritereve, pezullim të plotë negociatave

Franca pritet të paraqesë para institucioneve të Bashkimit Europian një paketë propozimesh, e cila parashikon ashpërsim të kritereve për vendet e Ballkanit Perëndimor që synonjë  t’i bashkohen familjes europiane. Në dokumentin 5-faqesh janë propozuar edhe masat ndëshkuese deri në pezullim të plotë të negociatave, në situatat kur vendi kandidat, tërësisht ose pjesërisht dështon së përmbushuri detyrimet.

 

Franca vendi që bllokoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pritet t’i drejtohet BE më një propozim, ku parashikohen kritere të ashpra për vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në bllokun europian.

Në media po qarkullon dokumenti, përmbajkja e të cilit, përbën pengesë të fortë në procesin integrues të vendeve të rajonit, madje edhe për Shqipërinë dhe Maqëdoninë e Veruit, pë të cilat pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së konfirmuan këtë tetor se i kanë përmbushur detyrimet për hapje të negociatave.

Mbështetur në këtë dokument ende jozyrtar, janë katër parime mbi bazën e të cilave duhet të rihapet perspektiva evropiane e Ballkanit. Ky rishikim i marrëdhënies është arsyetuar me faktin se reformat e ndërmarra nga vendet e Ballkanit deri tani kanë qenë shumë të ngadalshme.

Në dokumentin 5-faqesh janë propozuar edhe masat ndëshkuese deri në pezullim të tërësishëm të negociatave në situatat kur vendi kandidat, tërësisht ose pjesërisht dështon së përmbushuri zotimet që ka dhënë. Por nuk jepet ndonjë datë se kur Ballkani Perëndimor mund të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas takimit me homologun e tij francez, pak ditë më parë në Paris, tha se Makron nuk ka dhënë garanci se a do të ketë vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve as në maj të vitit 2020 në Samitin e BE-së që do të mbahet në Zagreb, cka e bssn edhe më bindëse ekzistencën e këtij drafti. Edhe  Pendarovski, thotë se Franca tanimë ka dorëzuar propozimin joformal tek vendet anëtare për reformimin e metodologjisë së bisedimeve për anëtarësim. Makron ka kërkuar miratimin e ndryshimeve, para se t’iu jepet dritë jeshile Shkupit dhe Tiranës.

Lini Nje Koment