Video ekskluzive/ Zgjedhjet brenda PS, ja si u manipuluan votimet për delegatët

Pak ditë më parë, Partia Socialiste zhvilloi zgjedhjet për delegatët e Kongresit sipas parimit një anëtar, një votë. Por ndonëse flitet për zgjedhje të lira e të ndershme, duket se kjo nuk ndodh as brenda Rilindjes, ku duket qartë se procesi është deformuar. Shijak Televizion ka siguruar disa video, ku shihet se si kryetarja e degës të njësisë në 5 në Tiranë ka manipuluar me votimet, duke plotësuar vetë fletët e votimit. Ndërkohë, pak ditë më parë edhe ish-kryeministri Sali Berisha publikoi mesazhin e një qytetari, që theksonte se në këtë njësi kanë rezultuar më tepër vota se sa anëtarë. “Jam nje socialiste e thjeshte. Ne njesine nr.5 rezultatet e votimit te delegateve te PS ishin super te larta. Ka shume e me shume vota se antare,dhe flete votimi te marra ne dorzim.Keta po na fyejne edhe inteligjencen,ju lutem e postojeni edhe ne.”