Edi Rama nuk mund të “gënjejë” Bundestagun!

Nga Qamil Gjyrezi

Mashtrimi dhe manipulimi politik është një prej formave që përdorë Edi Rama për të krijuar “imazh pozitiv politik” në sy të botës dhe Europës dhe sillet sikur po bën reforma dhe ndërton shtetin e së drejtës në Shqipëri!

Edi Rama nuk e do reformën në drejtësi, mbasi përpiqet të kapi Gjykatën Kushtetuese.
Edi Rama dhe qeveria e Rilindjes dhe strukturat e saj në institucionet e reformës në drejtësi, janë kapur dje në flagrancë duke bërë shkelje të rëndë penale dhe kushtetuese me ndihmën e kreut të KED, Ardian Dvorani.
Me ardhjen e tij në pushtet në 2013, pati edhe “ndonjë” përfaqësues ndërkombëtarë që i besoi edhe për interesa material dhe politike të ditës.

Por me kalimin e viteve të qeverisjes së Edi Ramës, doli e vërteta e mashtrimit të tij politiko-artistik.
Në muajin Tetor 2019, Bundestagu vuri 9 kushte për Shqipërinë për celjen e negociatave. Gjykata Kushtetuese ishte një prej kushteve thelbësore të Gjermanisë.
Një prej kushteve ishte edhe bashkëpunimi me opozitën për kushtet e rëndësishme sic është Gjykata Kushtetuese.

Edi Rama bën krejt të kundërtën e kërkesave të Bundestagut dhe kërkon ta “shesi” si arritje për sistemin e drejtësisë emërimin e të besuarve të tij në Gjykatën Kushtetuese! Edi Rama nuk ka fuqi mendore dhe politike t’ia “hedhi” Bundestagut!

Gjermania është shumë serioze në marëdhënje me politikën shqiptare, me qeverinë dhe opozitën!
Gjermania toleron për shqiptarët, njerëzit dhe stabilitetin në rajon, jo për një politikan si Edi Rama që është në “grahmat e fundit” politik!

Kryeministri i dështuar Edi Rrama që kërkon të kapi të gjitha institucionet e shtetit, nuk ka minimumin e “sinqeritetit politik” në marëdhënie me gjermanët! Gjermanët në 2014, i’a “provuan” sinqeritetin Edi Ramës kur zonja Merkel e “ftoi” në Ballkonin e zyrës së Kancelares për të biseduar, duke i’u drejtuar në shumës: “Na shikoni në sy dhe thoni të vërtetën”! Edi Rama jo vetëm që nuk shikon në sy, por premtoi “reforma” duke mbushur Shqipërinë me drogë dhe vodhi zgjedhjet në 2017!

Të huajt dhe vecanërisht gjermanët i kërkojnë klasës sonë politike dhe Ei Ramës të “komunikojë” me ta dhe jo të “flasi” për ta. Gjermanët kanë një lloj sinqeriteti të vecantë politik. Ky fenomen vërehet edhe tek politikanët e rinj gjermanë!

Ata me të vërtetë besojnë, por kanë me “mijëra burime” për të kuptuar situatën politike në Shqipëri!
Edi Rama dje në falimin e tij në parlament përpiqet të anashkalojë Gjermaninë dhe përmend amerikanët ose ndërkombëtarët, të cilët po e mbështesin gjoja sipas tij për reformat!

Me ardhjen e Zonjës ambasadore Yuri Kim , e cila ka marrë edhe ekslusivitetin e zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri, Edi Rama do ta “kuptojë” se sa e mbështesin edhe SH.B.A.-të!
Gënjeshtra e radhës me Gjykatën Kushtetutese i jep fuqi ligjore Edi Ramës për prishjen e shtëpive të qytetarëve tek Astiri, prishjen e Teatrit Kombëtar, sundimit të Gjykatës Kushtetuese e përzgjedhur nga Edi Rama dhe oligarkët dhe “shërbëorët” e tij.

Gjykata Kushtetuese e Rilindjes i shndërron qytetarët në njerëz anonimë dhe legjitimon vjedhjen e zgjedhjeve të lira nga bandat e mbështetura nga qeveria!

Prandaj zgjedhjet e parakohëshme janë zgjidhja e daljes nga kriza shumë planëshe!
Edi Rama e kupton mirë këtë situatë, por përsëri falë “personalitetit të tij të cunguar”, përpiqet ta kalojë krizën me gënjeshtra dhe mashtrime duke gënjyer të tjerët dhe vetë Edi Ramën!

Këtë radhë, me këtë “lojë komunikative” do të largohet me “bisht në shalë” mbasi nuk i beson më njeri as vetë as Edi Rama, jo më amerikanët e gjermanët!

Lini Nje Koment