Dhuna ndaj banorëve të Unazës, Rama po shkel të drejtat e njeriut

Edi Rama po shkel parimin e Kombeve të Bashkuara duke dëbuar banorët e Unazës së Re nga shtëpitë e tyre dhe duke refuzuar të dialogojë me ta. Kështu deklaroi ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu në një dalje për mediet këtë të shtunë. Ai i bëri thirrje qeverisë të mos provokojë dhunë ndaj banorëve, të cilët janë në të drejtën e tyre legjitime për të mbrojtur shtëpitë nga shkatërrimi pa asnjë dëmshpërblim të drejtë, ndërsa shtoi se dialogu me banorët është e vetmja rrugë për zgjidhjen e kësaj problematike.

Edi Rama është i gatshëm të shkelë me të dyja këmbët të drejtat e njeriut, ligjet e vendit por dhe konventat ndërkombëtare, vetëm që të mbrojë interesat e atyre me të cilët cakton se 1 km rrugë kushton 20 milion euro.”, tha Balliu.

Ligji ndërkombëtar i të drejtave të njeriut, tha Balliu, u kërkon qeverive që të hulumtojnë çdo alternative të mundshme përpara se të kryhet dëbimi, duke e konsideruar këtë si rrugë që shmang dhunën dhe përplasjen, por ajo që bën Edi Rama është refuzimi i dialogit, pasi qëllimi kryesor është vjedhja me projektin e Unazës. Dhunën, presionin kërcënimin dhe mungesën e sigurisë nga ky pushtet më së shumti e kanë përjetuar banorët e kësaj zone, deklaroi Balliu, të cilët janë çdo ditë nën kërcënim e bandës në pushtet.

Kërcënohen me burg, me shembje dhe grabitje të pronës së tyre pa u dhënë asnjë dëmshpërblim, megjithëse atyre u janë marrë paratë për të legalizuar shtëpitë. Edi Rama është i gatshëm të shkelë me të dyja këmbët të drejtat e njeriut, ligjet e vendit por dhe konventat ndërkombëtare, vetëm që të mbrojë interesat e atyre me të cilët cakton se 1 km rrugë kushton 20 milion euro.“, deklaroi ish-deputeti.

Në një studim të publikuar së fundmi për banesat sociale, PNUD, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, pohon se “dëbimi me dhunë i qytetarëve nga banesat e tyre” është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.”

Ky është një parim që e njeh çdo qeveri demokratike, përveç asaj të korruptuar të Edi Ramës, i cili kërkon të dëbojë nga shtëpitë pa dëmshpërblim rreth 2 mijë qytetarë për t’i hapur rrugë projektit korruptiv të Unazës, ku 1 km rrugë kushton 20 milion euro. Ndërsa ka dënuar këtë akt, PD i bëri thirrje qeverisë të mos provokojë dhunë, dhe të dialogojë me banorët.

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të mos provokojë dhunë ndaj banorëve të Unazës së Re që janë në të drejtën e tyre legjitime për të mbrojtur shtëpitë nga shkatërrimi pa asnjë dëmshpërblim të drektë. Partia Demokratike dënon çdo alt që shkelin të drejtat e njeriut dhe i kërkon qeverisë të zbatojë me përpikmëri ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare. Dialogu me banorët e Unazës së Re është e vetmja rrugë që zgjidh këtë problematikë, shmang konfliktin, përplasjen dhe dhunën e padëshiruar!“, deklaroi Balliu.

Megjithë presionin e qeverisë dhe forcave policore, banorët kanë treguar qëndresë, duke protestuar prej më shumë se një viti në mbrojtje të shtëpive.

Lini Nje Koment