Denoncimi/ Plantacione me kanabis në Librazhd, kush është zyrtari i Rilindjes që qëndron pas drogës

Pas plantacionit me kanabis në Ostren të Librazhdit, për lejimin e së cilës ranë në pranga dy zyrtarë të lartë policie, qëndron Taulant Balla. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit deputeti socialist ka 50 % të fitimit.

“Dua tju them qe ketu po behet nje presion i jashtezakonshem ne menyre qe hetimet te nderpriten dhe drejtuesit e komisariatit te lirohen sa me shpejt me arsyen mungese provash , kjo e bere me nderhyrje politike nga debuteti i qarkut te Elbasanit Taulant Balla i cili flitet se kaa te vetet 50% te fitimit.”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

Taulant Bego Yaris akuzohet per plantacione te medha te veta Kanabisi ne Ostren!

Ai i ben presion te forte prokurorise se Elbasanit per mbylljen e dosjeve te droges!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha !

Une qe po ju shkruaj jam oficeri i policise gjygjesore te rrethit gjygjesor Elbasan . Sic eshte thene dhe ne media jane kapur nga sherbimet sekrete te ShCBA shefi i Komisariatit te Librazhdit Bedri Hasanaj shefi i krimeve Armand Koni dhe shume individe te tjere me funksione te larta prane komisariatit te Librazhdit per lejim te mbjelljes se kanabisit ne Ostren te Librazhdit. Dosja e tyre eshte depozituar nga ShÇBA ketu prane prokurorise se rrethit gjygjesor Elbasan dhe hetimet vazhdojne . Dua tju them qe ketu po behet nje presion i jashtezakonshem ne menyre qe hetimet te nderpriten dhe drejtuesit e komisariatit te lirohen sa me shpejt me arsyen mungese provash , kjo e bere me nderhyrje politike nga debuteti i qarkut te Elbasanit Taulant Balla i cili flitet se kaa te vetet 50% te fitimit. Zoti Berisha jua dergova kete mesazh ne menyre qe te behet publike pasi prokuroria e Elbasanit eshte nen presion te vazhdueshem nga segmentet poltike dhe kriminale te Elbasanit ! Ju faleminderit dhe ju lutem anonim sepse ndihemi te rrezikuar ne detyren tone …

Lini Nje Koment