Çfarë po paralajmëron Presidenti? Reagon sërish ashpër Meta: Provat po shtohen…

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reagur në lidhje me   presionin politk ndaj KED  anetarës së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha-s. Ai e ka cilësuar atë skandaloz ndërsa paralajmëroi publikimin e provava të reja.

“Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!” – shkruan Meta në Facebook.

Më herët ishte ish-kryetari i komisionit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj që akuzoi Tushën se kishte shkelur ligjin duke njohur Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese

Lini Nje Koment