Brexit “produkt” rus?! Opozita: Moska ndërhyri në Referendumin e 2016-ës

Në kulmin e debatit institucional, për ekzekutimin ose jo të Brexit dhe të afateve se kur e si duhet të ndodhë, një tjetër çështje shfaqet në skenën e trazuar londineze. Nё Britaninё e Madhe ditët e fundit po qarkullojnë informacione sipas të cilave, Rusia ka ndikuar në rezultatin e referendumit të 2016, kur britanikët shprehen vullnetin për tu shkëputur nga familja europiane.

Komisioni parlamentar pёr shёrbimet sekrete i ka paraqitur njё raport kryeministrit Johnson, por ky i fundit nuk e ka bёrë atё publik. Opozita britanike e akuzon qeverinё Johnson, se po e mban tё fshehtё raportin, nё mёnyrё qё opinioni tё mos mёsojё asnjё detaj tё rёndёsishёm pёrpara zgjedhjeve parlamentare tё 12 dhjetorit.

“Kjo nuk ёshtё gjё tjetёr veҁse pёrpjekje pёr ta heshtur tё vёrtetёn ndaj parlamentit dhe pёr t’iu kundёrvёnё demokracisё sonё”, tha Zёdhёnёsja e Departamentit për Politikë të jashtme nё Partinё Laburiste, Emily Thornberry tha se “Kjo nuk ёshtё gjё tjetёr veҁse pёrpjekje pёr t’i fshehur tё vёrtetёn parlamentit dhe pёr t’iu kundёrvёnё demokracisё britanike.

Sipas saj, raporti mund tё ngrejё edhe ҁёshtje tё tjera, si p.sh. raportet mes Johnsonit dhe njё tё dyshuari si spiun rus në britani. “Raporti mund tё shtrojё edhe ҁёshtjen e kёshilltarit politik tё Johnsonit, Dominic Cummings, i cili nё vitet 1990 ka punuar nё Rusi ose edhe temёn e financimeve ruse pёr partinё konservatore”, ka vënë në dukje Thornberry. Edhe zёdhёnёsi i politikёs sё jashtme tё liberal-demokratёve shkroi në tëitter se kjo temё “Vjen erё retushimesh”.

Në përgjigje të akuzave nga opozita, Sekretari i Shtetit pёr Europёn, Christopher Pincher mohoi se ekziston ndonjë provё, qё tё vёrtetojё se ka pasur ndёrhyrje tё suksseshme ruse nё procesin elektoral britanik. Edhe Moska ka reaguar duke hedhur poshtë akuza tё tilla. Nga ana tjetër edhe anёtarёt e partisё konservatore në pushtet, kёrkojnё publikimin e raportit. Dokumenti iu dёrgua kryeministrit Jonson mё 17 tetor.

Lini Nje Koment